Artisti i njohur shqiptar, Shpat Kasapi, ka sjell në versionin ‘remake’ hitin e tij të dikurshëm “Kush të ndau prej meje”.

Kënga, e cila mori vëmendje tejet të madhe në versionin origjinal, erdhi e tillë dhe me një interpretim të mahnitshëm nga këngëtari.


Projekti është lansuar në kanalin e ‘Eurolindi&Etc’ në YouTube, ndërsa videoja i është besuar produksionit ‘Maximus’.

Screenshot 3 8 Shpat Kasapi (Foto: Instagram)

Kënga për pak orë mblodhi mijëra klikime e po ashtu mori reagime të shumta nga publiku në pjesën e komenteve.

Përkundër vitesh, Kasapi po vazhdon të jetë aktiv dhe mjaft i angazhuar më projekte muzikore.

Ai gjithashtu me lehtësimin e masave ka filluar të jetë prezent edhe në mbrëmje e ahengje të ndryshme muzikore. /Telegrafi/