Para tre muaj publikoi këngën e fundit që i solli suksese këngëtarit shkupjan.

Shpat Kasapi duket se nuk do ta përmbyll këtë vit kalendarik pa e sjell edhe një klip të ri.


Ai përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se është në finalizim e sipër të një projekti të ri muzikor.

Në fakt, artisti ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram teksa shihet në xhirimet e videos së re.

"Videoja e re po vjen", ka shkruar shkurtimisht Kasapi duke mos dhënë detaje të tjera rreth këngës që besohet se do të jetë ritmike.

"Ndjenja e saj", titullohet kënga e fundit e Kasapit, i cili deri më tani është shikuar mbi 452 mijë herë në YouTube.

Ndryshe, Shpati ka paralajmëruar edhe projekte të reja që do t'i sjell gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/

shpati