Shpallja e gabuar e fituesit për filmin më të mirë, dështimi më i madh në histori të Oscar! (Video)

Aktori Warren Beatty bëri një gabim të madh në momentin e shpalljes së filmit më të mirë në ceremoninë e Academy Awards.
Si filmi më i mirë i vitit fillimisht u shpall “La La Land”, ndërsa pas përqafimeve nga ekipi i filmit dhe pas falënderimeve që i bënë producentët, u mësua se ishte fjala për një gabim.
Njëri prej aktorëve të filmit “Moonlight” e zbuloi letrën e vërtetë ku qëndronte emri i fituesit, ndërsa në skenë e akuzoi Beattyn dhe udhëheqësin e ceremonisë, Jimmy Kimmel.
Warren Beatty deklaroi se dikush ia kishte dhënë zarfin e gabuar, ku ndodhej karta e shpalljes së aktores më të mirë në rol kryesor me mbishkrimin “Emma Stone, La La Land” dhe se kishte kujtuar se ishte ky filmi më i mirë.
Ky është konsideruar si dështimi më i madh në histori të ceremonisë së ndarjes së çmimeve Oscar.





























































