LAJMI I FUNDIT:

Shpallen projektet turistike fituese në Shqipëri

Shpallen projektet turistike fituese në Shqipëri

Ministria e Zhvillimit Ekonomik Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes e Shqipërisë ka shpallur 11 projekte fituese për turizmin, bazuar në thirrjen për projekte të bërë nga kjo ministri gjatë muajit mars.

Projektet fituese janë përzgjedhur në zhvillimin dhe përmirësimi i produkteve turistike specifike me paketa inovative, promovimin e atraksioneve turistike nëpërmjet aktiviteteve mediatike dhe ndërgjegjësimin e vazhdueshëm për mbajtjen pastër të plazheve dhe stacioneve të plazheve.


“Bazuar në listën e projekteve të kualifikuara nga Komisioni i përzgjedhjes së projekteve, projektet që përfitojnë mbështetje të plotë ose të pjesshme financiare nga buxheti i shtetit, sipas urdhrit të ministrit janë: Forumi i Mendimit të lirë, Projekti “Pastrimi dhe monitorimi i situatës mjedisore në plazhe para dhe gjatë sezonit turistik, nxitja e vullnetarizmit si formë e edukimit mjedisor”, Green Line Albania, Projekti “Turizmi i Gjelbër- 111 ditë- 1 plazh në ditë. Mjedis i pastër, turizëm i qëndrueshëm”, organizata Shqiptare e Sommelierisë, Projekti: “Vera dhe Rakia- Shije të Traditës shqiptare”, Instituti për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA Projekti: “Destinacione turistike në Shqipëri dhe karta e turistit- sistem i menaxhimit të informacionit projekti pilot Vlorë-Llogara, Klubi Discover Albania, Projekti: “Kepi i Rodonit- Zhvillim i Turizmit të qëndrueshëm në zonën e Durrësit”, Azhr 2 Tiranë, Projekti: “Promovim i i turizmit të brendshëm, interland ‘Rruga e Verës dhe Ullirit’, Rek Remont Kapital, Projekti Fustanella Festival, Shoqata Syri Blu, Projekti: ‘International Fest Jazz and World Music and Taste”, Papadhimitri Film Produktion SHPK, Projekti “Albania Coast Video Guide (north to south)”, Instituti i Librit dhe Promocionit, Projekti zhvillimi i Komunitetit lokal pritës në fshatrat përgjatë lumit të Vlorës, Klubi i Shkrimtarëve dhe artistëve Naim Frashëri, Përmet, Projekti: Botimi i Antologjisë Poetike, në gjurmët Naimiane 2017 në fokusin e kulturës dhe zhvillimit përmetar.

Të gjitha këto projekte synojnë të sjellin një vlerë të shtuar në turizmin vendas, diversifikim të produkteve dhe një zgjatje të qëndrimit të turistëve që përkojnë me synimin për një turizëm gjithvjetor në vend dhe jo sezona”, thuhet në njoftimin e MZHETTS.

Në trend Lajme

Më shumë
“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

“Edhe ti mendon që Kurti është i rekrutuar i Serbisë”, “Unë nuk mendoj, unë e di” – përplasje mes Dibran Hoxhës dhe Lirim Mehmetaj

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative

Lajme
Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Një vit nga sulmi i protestuesve serbë kundër ushtarëve të KFOR-it në Zveçan, komandanti Ulutash: Angazhimi ynë për sigurinë i palëkundur

Siguri
Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Goditi policin me veturë, arrestohet i dyshuari në Prizren

Kronika e Zezë
Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Zjarri në Spitalin e Pejës, policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori