LAJMI I FUNDIT:

Shpallen fituesit e Festivalit të karikaturave dhe aforizmave në Strumicë

Shpallen fituesit e Festivalit të karikaturave dhe aforizmave në Strumicë

Ivajlo Cvetkov nga Bullgaria është fitues i stemës së artë në Festivalin e 18-të ndërkombëtar për aforizma dhe karikatura që u mbajt në qytetin e Strumicës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë festival u vlerësuan 200 karikatura dhe 400 aforizma nga 30 vende të ndryshme të botës. Cvetkov është fitues për karikatirë. Vendi i dytë dhe i tretë u përcaktua për pjesëmarrësin nga Ukraina, respektivisht Austria.


Sa u përket aforizmave, fitues të trefishtë janë pjesëmarrësit nga Serbia. Ekspozimi i karikaturave dhe leximi i aforizmave do të bëhet më 27 shkurt, në ditën e festave të karnevaleve në Strumicë./Telegrafi/