Live Shorti Euro 2024
Gjithçka çfarë ndodhi para, gjatë dhe pas shortit për Euro 2024
Përditesuar 02/12/2023 14:13
Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Euro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.
Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjtë nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.
U bë e ditur fillimisht se Shqipëria do të jetë në Grupin B me Spanjën, dhe nga këtu filloi gjithçka si është më së keqi.
Në grup me Shqipërinë më pas u shortuan edhe Kroacia me Italinë, duke e bërë këtë edhe “Grupin e Vdekjes”.
Shqipëria në ‘Grupin e Vdekjes’ – Syvlvinho me komente interesante
Fati nuk ishte me Shqipërinë, teksa në Euro 2024 gjejmë Italinë, Spanjën dhe Kroacinë. Nuk mund të ishte i kënaqur me shortin trajneri i kuqezinjve, Silvinho, i cili duket se priste diçka tjetër.
“Është shumë bukur të jem këtu për Shqipërinë, jemi shumë të lumtur”, ka thënë fillimisht trajneri brazilian.
Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej ‘zhurma’
Një person (ende i paidentifikuar) ka prishur shortin për Kampionatin Evropian të UEFA-s 2024 me zhurma seksi që luhen gjatë gjithë procesit.
Është e vështirë të përcaktohet nëse këto ishin saktësisht të njëjtat zhurma që u dëgjuan në BBC, por ato ishin më të dukshme kur filloi të hidhej shorti për Kampionatin Evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm në Gjermani, me ish-mesfushorin e Manchester City dhe Spanjës, David Silva që përpiqej të mos qeshte.
Pamjen nga skandali mund ta shikoni KËTU>>>
Shqipëria mëson datat e ndeshjeve për Euro 2024
Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Eeuro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.
Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjët nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.
Shqipëria në ‘Grupin e Vdekjes’, vëmendja edhe tek grupet A dhe D
Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Euro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.
Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjtë nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.
Shqipëria në “grupin e vdekjes”
Shqipëria ka mësuar kundërshtarët për Euro 2024, në shortin që po mbahet nga shtëpia më e madhe e futbollit evropian UEFA në Hamburg të Gjermanisë.
Grupi A
Gjermania (vendi nikoqir), Hungaria, Skocia, Zvicra.
Group A: Germany, Scotland, Hungary, Switzerland ✅#EURO2024 pic.twitter.com/GRedQ1cVPj
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Grupi B
Spanja, Shqipëria, Kroacia, Italia.
Group B: Spain, Croatia, Italy, Albania ✅#EURO2024 pic.twitter.com/LV5IyUPYU1
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Grupi C
Anglia, Danimarka, Sllovenia, Serbia.
Group C: Slovenia, Denmark, Serbia, England ✅#EURO2024 pic.twitter.com/uW5ziF93xE
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Grupi D
Franca, Austria, Holanda, (Polonia, Uellsi, Finlanda ose Estonia).
Group D: Play-off winner A, Netherlands, Austria, France ✅#EURO2024 pic.twitter.com/uqddFvyR6N
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Grupi E
Belgjika, Rumania, Sllovakia, (Izraeli, Bosnja, Ukraina ose Islanda).
Group E: Belgium, Slovakia, Romania, Play-off winner B ✅#EURO2024 pic.twitter.com/PXlMOcq8AU
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Grupi F
Portugalia, Turqia, Çekia, (Gjeorgjia, Greqia, Kazakistani ose Luksenburgu).
Group F: Türkiye, Play-off winner C, Portugal, Czechia ✅#EURO2024 pic.twitter.com/bkDUwuS24j
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Nis ceremonia për shortin e Euro2024
Ka filluar ceremonia për shortin e Kampionatit Evropian që do të mbahet në Gjermani në vitin 2024, derisa fillimisht është duke performuar opera në Haumburg.
We're ready to go in Hamburg! 🤩
EURO 2024 draw 🔜 pic.twitter.com/81BYyyUwHk
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Parashikimi ynë për shortin më të vështirë dhe të lehtë
View this post on Instagram
UEFA ndan fondet për ekipet pjesëmarrëse në Euro 2024
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka miratuar sot (e shtunë) në qytetin e Hamburgut, sistemin e shpërndarjes së parave për ekipet pjesëmarrëse në Kampionatin Evropian 2-24 që do të mbahet në Gjermani verën e ardhshme.
Shuma e cila është paraparë të shpërndahet për skuadrat pjesëmarrëse është 331 milionë euro, aq sa ishte edhe në Euro 2020.
Pjesë e Kampionatit Evropian është edhe Shqipëria. Kuqezinjtë patën një cikël kualifikues të shkëlqyer duke përfunduar e para në grup me 15 pikë të grumbulluara dhe duke lënë pas vetes ekipe si Çekia dhe Polonia.
Legjenda holandeze, Wesley Sneijder: Finalja e Euro 2024, Angli – Francë – befasia e madhe Shqipëria
Në Gjermani janë mbledhur disa nga emrat më të njohur të futbollit botëror për shortin e Euro 2024, që do të hidhet sot nga ora 18:00.
Në mesin e tyre është edhe legjenda holandeze, Wesley Sneijder, i cili ka dhënë disa prognoza për ecurinë e Euro 2024.
Shpërblimet në “EURO 2024”
Pjesëmarrja: 9.25 milionë euro
Për fitore: 1 milionë euro
Për barazim: 500 mijë euro
Gjysmëfinalist: 4 milionë euro
Vendi i dytë: 5 milionë euro
Kampioni: 8 milionë euro
Sylvinho pozon me trofeun e Eueo 2024
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho, ka pozuar me trofeun e Euro 2024, pasi ai aktualisht gjendet në Gjermani ku do të hidhet shorti.
Vazot për shortin e Euro 2024
Vazo 1: Gjermania, Portugalia, Franca, Spanja, Belgjika, Anglia
Vazo 2: Hungaria, Danimarka, Shqipëria, Austria, Turqia, Rumania
Vazo 3: Skocia, Sllovenia, Sllovakia, Çekia, Holanda, Kroacia
Vazo 4: Italia, Serbia, Zvicra, tri vendet nga “play-off”
Ready for the #EURO2024 draw at 18:00 CET! 👊 pic.twitter.com/lOK5TFFMHL
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) December 2, 2023
Stadiumet ku do të luhen ndeshjet e Euro 2024
Shqipëria do të mësojë rivalët në grupet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024” të shtunën (sot) më datë 2 dhjetor.
Në Hamburg prej orës 18:00 do të hidhet shorti për grupet e “Euro 2024”. Skuadrat janë të ndara na katër vazo dhe Shqipëria ndodhet në vazon e dytë së bashku me Hungarinë, Turqinë, Rumaninë, Danimarkën dhe Austrinë.
“Euro2024” do të zhvillohet në dhjetë stadiume të klasit botëror në Gjermani, nga “Olympiastadion” në Berlin, deri në “Volksparkstadion” në Hamburg.
Sylvinho rrëfehet për FIFA-n: Ju tregoj çelësin tonë të suksesit, ëndrra jonë është të kualifikohemi në Kupën e Botës
Përzgjedhësi Sylvinho, ka dhënë një intervistë për FIFA-n, ku ka folur për edicionin fantastik që zhvilloi Shqipëria në kualifikueset e “EURO 2024”.
Kuqezinjtë u kurorëzua me kualifikimin në finalet e “Gjermani 2024” dhe vendin e parë në Grupin E.
Tekniku brazilian ka folur për objektivat e së ardhmes duke thënë se synimi kryesor është që Shqipëria të mësohet të luajë rregullisht në Evropian dhe në kualifikueset e radhës të kualifikohet në Botëror.
Çunat e Kombëtares në podcastin “Flasim”: Do shkojmë në Gjermani t’i tregojmë botës sa të fortë jemi si skuadër dhe si popull
Të ftuar në podcasin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama ishin djemtë e Kombëtares sonë pas arritjes historike, që kualifikuan Shqipërinë në Europianin e 2024..
Të ftuar ishin Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Mario Mitaj, Frederik Veseli, Myrto Uzuni, Elhan Kastrati, të cilët rrëfyen për rrugëtimin e gjatë deri në atë rezultat që arritën, duke ndryshuar historinë e futbollit shqiptar.
Djemtë treguan se çfarë ka ndikuar në këtë sukses të jashtëzakonshëm, nisur që nga trajneri Sylvihno. Me biletë të prerë tashmë për Gjermani, Kombëtarja tha se “do i tregojë botës se sa e fortë është kjo skuadër dhe sa të fortë jemi si popull”.
Shorti i simuluar për Euro 2024 – Shqipëria në grup me Serbinë dhe Spanjën
The Sun ka simuluar një short ku në grupin 2 janë shortuar Spanja, Shqipëria, Sllovakia dhe Serbia.
Nëse ndodh ky short atëherë pritet një përballje e zjarrtë, por edhe e tensionuar mes Shqipërisë dhe Serbisë.
Grup interesant është edhe Grupi 4, ku në shortin e simuluar dolën Anglia, Turqia, Skocia dhe Italia. Grupi 6 mund të quhet grupi i vdekjes me Portugalinë, Austrinë, Holanda dhe fituesi i Play-offit në ligën B.
Më poshtë mund të gjeni shortin e plotë të simuluar
Grupi 1: Gjermani, Danimarkë, Çeki, Play-off A
Grupi 2: Spanjë, Shqipëri, Sllovaki, Serbi
Grupi 3: Francë, Rumani, Slloveni, Play-off C
Grupi 4: Angli, Turqi, Skoci, Itali
Grupi 5: Belgjikë, Hungari, Kroaci, Zvicër
Grupi 6: Portugali, Austri, Holandë, Play-off B
Cilët janë favoritët për të triumfuar në Euro 2024 dhe në cilën pozitë gjendet Shqipëria
Të gjithë gjigantët e futbollit evropian do të marrin pjesë në kampionatin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani.
Kompanitë e basteve i shohin nënkampionët aktualë të botës, Francën dhe nën-kampionët aktualë të Evropës, Anglinë, si favoritët kryesorë për titullin, duke u dhënë atyre shanse të barabarta për të fituar titullin më 14 korrik të vitit të ardhshëm.
Në vendin e tretë të lartë janë mikpritësit, Gjermania, të ndjekur nga Spanja dhe Portugali.
“Preferoj një ndeshje me Serbinë”, Armand Duka tregon preferencat e grupit në Euro 2024
Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka ka thënë se do të preferonte që shorti për Euro 2024 në vazon e tretë, Shqipërisë t’i takonte që të përballej, ose me skuadrën sllovene, ose me atë serbe.
I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu në “Opinion” në Tv Klan se pse do të preferonte një ndeshje kundër Serbisë, Duka ka thënë se nuk i shikon si një ekip shumë i fortë në futboll në krahasim me skuadrat e tjera në këtë vazo.
Data dhe ora se kur do t’i mësojë Shqipëria emrat e kundërshtarëve për Euro 2024
Shqipëria ka arritur për herë të dytë që të sigurojë vendin e saj në një Kampionat Evropian (hera e parë në 2016), pasi në vitin 2024 do të jetë në Gjermani.
Kombëtarja kuqezi, e udhëhequr nga trajneri Sylvinho, e ka siguruar kualifikimin në turneun madhështor, duke e mbyllur fazën kualifikuese si lider i grupit.
Zbulimi i ekipeve kundërshtare pritet të bëhet sot, më 2 dhjetor nga ora 18:00.
Promo
Reklamo këtu
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri