Komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon të ndihmojnë qytetarët e Republikës së Kosovës në sektorë të ndryshëm dhe aty ku ka më së shumti nevojë.
E nevojë më shumë tani kanë familjet me të ardhura jo të mira, ose që janë në asistencë sociale.
Ata, në mënyra të ndryshme vazhdojë të jetë aktiv në grumbullimin e mjeteve financiare, që sadopak t’i dalin në ndihmë familjeve në nevojë në Kosovë.
Kësaj radhe, shoqatën “Peja”, nga New Yorku, e cila shumë shpesh ka ndihmuar familjet në nevojë në Pejë dhe rrethinë, përmes anëtarësisë së vet, për fundvit, ka arritur të grumbulloj 8 mijë euro, me të cilat kanë ndihmuar 205 familje në nevojë, në Pejë, Klinë, Deçan, Istog, Junik, dhe në disa fshatra të tjera të Pejës, si Brestovik dhe Novoselë, ku përpos pakos së ushqimeve, këtyre familjeve i është dhuruar nga 50 kg miell, në mënyrë që sado pak të zbutet situate e tyre sociale.
Kryetari i Shoqatës humanitare “Peja”, Rejmond Zeka, ka deklaruar për Telegrafin se shpreson se vitin tjetër Shoqata që drejton ai do të ketë mundësi që të ndihmojë më shumë familje në nevojë, duke grumbulluar më shumë mjetet financiare nga komuniteti shqiptarë në New York.
Ai ka thënë se këtë vit është vërejtur interesim shumë i madh komunitetit shqiptar për të ndihmuar familjet në nevojë në vendin e origjinës, pasi që, sipas tij për këtë fundvit kemi arritur të ndihmojmë 205 familje në nevojë.
“Mund të them se më rastin e fundviti, kemi arritur t’i përgatitim 205 pakove me gjëra ushqimore në vlerë prej 40 euro, dhe kjo është mundësuar më ndihmën e të gjithë anëtarëve të Shoqatës, duke pas parasysh gjendjen sociale në vendin e origjinës”, ka theksuar ai.
Përpos kësaj, kryetari Zeka ka përmendur se Shoqata “Peja”, nga New Yorku, do të filloj një iniciativë tjetër humanitare, të asaj për mbledhjen e veshmbathjeve dhe dërgimin e tyre në Pejë dhe rrethinë, në mënyrë që, siç ka theksuar ai, sado pak t’i dalim në ndihmë qytetarëve.
“Jam shumë optimistë se më shtimin e buxhetit të Shoqatës do të kemi mundësi që të ndihmojmë më shumë familje tjera të rrethit të Pejës, pasi që këtë do ta arrijmë bashkërisht me komunitetin shqiptarë në New York, por jo vetëm të atyre që janë anëtarë të kësaj Shoqate, por edhe të bashkatdhetarëve, të cilët nuk janë anëtarë të Shoqatës, e të cilët kanë shprehur interesimin për të kontribuuar sadopak në këtë aspekt”, ka thënë Zeka.
Ndërkaq, sekretari i Shoqatës “Peja”, Adriatik Shala, ka veçuar se edhe në qershor të këtij viti kanë mbledhur mjete financiare për disa familje të varfra në Pejë dhe rrethinë, ku janë ndihmuar 130 familje.
Ai për Telegrafin ka thënë se shpërndarja e këtyre ndihmave jo vetëm në qershor, por edhe tani për fundvit, ku janë ndihmuar 205 familje në nevojë, është realizuar sa i përket logjistikës në bashkëpunim me Shoqatën bamirëse “Bereqeti”, Shoqatën ‘Gjurmët e Pejës”, nga Peja.
“Prej 205 pakove me ushqime, në vlerë prej 8 mijë eurove, 30 pako i kemi dhënë për Shoqatën ‘Gjurmët e Pejës”, ku kjo Shoqatë ka marrë përgjegjësinë për shpërndarjen e tyre për 30 familje në nevojë në Pejë, kurse shpërndarjen e 175 pakove të tjera për 175 familje, e ka bërë Shoqata bamirëse“Bereqeti”’, ka theksuar Shala për Telegrafin, duke shtuar se shpërndarja e pakove me ushqime është bërë në Pejë, në Deçan, në Klinë, në fshatrat Brestovik dhe Novoselë, dhe në komunën e Istogut.
Ai ka bërë të ditur, se iniciativa për të ndihmuar familjet në nevojë në vendin e origjinës në mënyrë zyrtare, ka filluar nga ky vit, pra nga viti 2018, e që do të vazhdoj edhe viteve tjera.
“Edhe pse kërkesat janë të mëdha për ndihmë, Shoqata “Peja”, nga New Yorku, po mundohet që me të gjitha mundësitë që ka, t’i ndihmojë familjet në nevojë në Pejë dhe rrethinë”, ka thënë Shala.
Megjithatë, zyrtarët e kësaj Shoqate, kanë thënë se duke filluar nga ky vit, familjet në nevojë do të ndihmohen dy herë në vit, pasi që sipas tyre, kjo iniciativë do të mbetet si traditë duke ndihmuar Kosovën dhe qytetarët e saj, me aq mundësi sa ka komuniteti shqiptarë në New York. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Për herë të fundit u pa me një djalë, çfarë dihet nga vdekja e të resë në Tiranë

Maqedonia e Veriut dëshiron të importojë mbeturina nga BE-ja, i ofrohet për ta ndihmuar në menaxhimin e tyre

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Pal Lekajt dhe tjerëve i njohur si “53-milionëshi”

Mbajti të ngujuar me forcë dhe nën kërcënimin e armës gruan dhe vëllain e saj – arrestohet gjakovari, pritet t'i caktohet masa e paraburgimit

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Votat e diasporës, pesë kandidatët më të votuar deri tani nga LVV

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?