Shoqata "Peja" - New York, me 2 mars 2024 në praninë e shume anëtarëve mbajti zgjedhjet e saja të rregullta për kryetar dhe kryesinë e re për mandatin dyvjeçar 2024/26, ku me vota unanime u zgjodh kryesia e shoqatës.

Kryetar i shoqatës është zgjedhur Rejmond Zeka, nënkryetare Mimoza Nela, sekretar Adriatik Shala-Tiki derisa arkatar Reshat Kelmendi.


429821105 714216030699792 6066742841810089789 n

Poashtu janë zgjedhur edhe pesë anëtarë të Kryesisë me këtë përbërje: Nevzat Bakraqi, Driton Çavdarbasha, Liljana Kaliqani, Teuta Zeka dhe Ilir Pishtani.

“Duke ju falënderuar Kryesisë së mëparshme për punën e shkëlqyer që kanë bërë për t’i dhënë jetë kësaj shoqate, urojmë qe Kryesia e re të punojnë me përkushtim për mbarëvajtjen e mëtutjeshme të Shoqatës "Peja"-New York”, thuhet në njoftimin e shoqatës “Peja”.

430103736 714215957366466 9158624045380783862 n

“Njeherit bëjmë apel që edhe bashkëvendësit tjerë që jetojnë në New York dhe rrethinë t'i bashkëngjiten Shoqatës që të jemi sa më afër njëri tjetrit dhe të jemi edhe më frytdhënës në punën tonë”, përfundon njoftimi i shoqatës "Peja"-New York./Telegrafi/