Shoqata “Familja dhe Shpresa” nga Komuna e Klinës, ka mbledhur 166 nënshkrime të qytetarëve të kësaj komune, përmes së cilave kërkohet ndryshimi i Ligjit për Gjykatës Speciale duke kërkuar që kjo gjykatë të mund të hetojë edhe krimet serbe të luftës në Kosovë.
Kjo shoqatë i ka bërë thirrje publike dy deputeteve të kuvendit të Kosovës Shqipe Pantina (VV) dhe Mirjeta Kalludra (LDK), që vijnë nga kjo komunë, që t`i bashkohen kësaj nisme.
“Ju ftojmë që t’iu bashkëngjiteni 166 qytetarëve të Klinës (86 familjarëve të viktimave të Masakrës së Kralanit dhe familjarëve të viktimave të tjera të luftës së komunës sonë të vrarë nga ushtria dhe policët serbë gjatë luftës 1998-1999), dhe të nënshkruani kërkesën për plotësimin e këtij ligji në mënyrë që kjo gjykatë të mund të hetojë krimet serbe të luftës në Klinë dhe të gjitha komunat e tjera nëpër Kosovë dhe gjykojë edhe përgjegjësit dhe ekzekutuesit e më të dashurave tanë”, thuhet në letrën e nënshkruar nga Zana Bytyqi, përfaqësuese e shoqatës “Familja dhe Shpresa”.
Në letër thuhet se me një kërkesë të tillë zonja Bytyqi i është drejtuar me 13 nëntor të gjithë deputeteve të Kosovës, kurse me 21 nëntor edhe kryetarëve të të gjitha partive politike shqiptare, kurse e njëjta do t`i drejtorhet edhe kryeparlamentarit.
Në këtë njoftim thuhet se kërkesa e tyre e dytë është dhe ndalja e dialogut me Serbinë deri në plotësimin e kushteve.
“Zonjat deputete nga Klina, Pantina dhe Kalludra, po deshët të mësoni për këto kushte ejani lexojeni dhe nënshkruajeni këtë kërkesë (aty para dyerve të parlamentit të Kosovës), siç e kanë nënshkruar bashkëqytetarët tuaj nga Klina të cilëve ua keni marrë dhe turpëruar votën e tyre tash e plot 2 vite”, thuhet në njoftimin e Shoqatës “Familja dhe Shpresa”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Hulumtuesja e TPNJ, Tromp: Serbia e uritur - s’e ngopi as Gjykata Speciale

Ish-ambasadori i Kosovës në Tajlandë: Vizita e Maqedoncit në Tajvan, lëvizja më e dëmshme në historinë e politikës së jashtme

“‘Non grata e SHBA-së për Berishën ka rënë”, Harxhi: Pritet vetëm një akt administrativ

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë