LAJMI I FUNDIT:

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi për familjet në nevojë

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Komuna e Podujevës do të ndërtojnë 26 shtëpi për familjet në nevojë

Nënkryetari i Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me udhëheqësin e Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, për ndërtimin e 26 shtëpive për familjet në nevojë të Komunën e Podujevës, të cilat nuk e kanë të zgjidhur çështjen e banimit.

Nënkryetari Rudari tha se vlera e projektit është 520 mijë euro.

“Komuna e Podujevës do të participojë me 130 mijë euro, kurse pjesa tjetër do të jetë investim i Shoqatës ‘Jetimat e Ballkanit’”, ka thënë Rudari, i cili e ka falënderuar humanistin Kastrati.

Kastrati u shpreh i lumtur me nënshkrimin e këtij memorandumi dhe falënderoi nënkryetarin Rudari, për bashkëpunimin.

Ai tha se do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Podujevës edhe në projekte të tjera.

Krahas këtij projekti në Komunën e Podujevës është duke u finalizuar projekti i ndërtimit të shtëpive të banimit social në Lagjen e Dëshmorëve, ku brenda pak ditësh do të fillojë ndërtimi i 22 shtëpive, nga projekti i përbashkët i Komunës së Podujevës dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori