LAJMI I FUNDIT:

Shoqata e Bankave diskuton për përditësimin e informatave të klientëve

Shoqata e Bankave diskuton për përditësimin e informatave të klientëve

Anëtarët e Shoqatës së Bankave të Kosovës, përkatësisht Komiteti Ligjor i saj, ka mbajtur takimin e rregullt me ç’rast ka diskutuar kërkesat ligjore të cilat e obligojnë sektorin bankar për të përditësuar të dhënat e klientëve të bankave, shkruan Telegrafi.

“Në këtë kuptim është diskutuar mundësia e nënshkrimit të një marrëveshje bashkëpunimi me Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve me qëllim që bankat të shfrytëzojnë disa nga të dhënat që kjo Agjenci i disponon në funksion të zbatimit sa më të mirë të ligjit”, thuhet në njoftimin e SHBK-së, transmeton Telegrafi.

Balija: Sektori bankar stabil, bankat me fitime prej mbi 85 milionë euro (Video)
Lexo po ashtu Balija: Sektori bankar stabil, bankat me fitime prej mbi 85 milionë euro (Video)

Pikë tjetër e diskutuar ndërmjet anëtarëve ishte edhe çështja që kishte të bënte me funksionimin në përgjithësi të sistemit të drejtësisë në Kosovë, përkatësisht trajtimi i lëndëve gjyqësore të bankave nga sistemi i drejtësisë. /Telegrafi/