LAJMI I FUNDIT:

Shoku i studimeve i presidentit rus: Një Putin fals po shfaqet në ngjarjet publike

Shoku i studimeve i presidentit rus: Një Putin fals po shfaqet në ngjarjet publike

Një ish-spiun i KGB-së, i cili ka studiuar së bashku me Vladimir Putin, ka pohuar se një person i ngjashëm me presidentin rus, po shfaqet së fundi në ngjarjet kryesore në Rusi.

Ky pretendim vjen pas publikimit të një videoje që shfaq liderin rus në një fabrikë helikopterësh në Siberi.

Pamjet e kapin atë duke prekur vazhdimisht hundën e tij, sjellje që nuk janë tipike për Putinin, raporton themirror.

Më parë, Zhirnov kishte hedhur poshtë pohimet se po shfrytëzohet një ‘kopje’ e Putinit; megjithatë, ai ka ndryshuar mendje.

Në këtë rast, “shfaqet një Putin krejtësisht i ndryshëm” me “një fytyrë më të gjerë sikur të ishte fryrë gjatë 24 orëve”, tha ai për televizionet ukrainase.

“Ai ka një formë krejtësisht të ndryshme të orbitave të syve, një kokë krejtësisht të ndryshme, rrudha absolutisht të ndryshme – një zë tjetër”, pohoi ai.

Në paraqitjen e fundit në Ulan-Ude, pas një fluturimi pesë-orësh nga Moska, gjenerali SVR insistoi se Putini nuk ka folur para një helikopteri në Uzinën e Aviacionit Ulan-Ude.

Burri që i ngjan presidentit tregoi pakujdesi dhe shprehu emocione të pazakonta për Vladimir Putinin, thuhet në mesazhin e kanalit në Telegram.

“Shprehjet e fytyrës dhe tundja tepër emocionale e duarve për gati gjysmë ore tradhtuan dyshen”, shkruan më tutje.

Ndryshe, Putin tre vjet më parë pranoi se zyrtarët e këshilluan të shfrytëzonin një person që i ngjan, por ai pretendon se e kishte refuzuar këtë ide. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Ukrainasit rrëzojnë aeroplanin ushtarak rus që kushton gati 80 milionë euro

Evropa
Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Organizata Botërore Meteorologjike: Ky është një alarm i kuq për botën

Botë
Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Dodik kërkon dëbimin e ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë dhe Gjermanisë nga Bosnja

Bosnja
Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Derri i egër u shfaq nga hiçi dhe e sulmoi një burrë në Kinë - pamjet dramatike shfaqen në platformat sociale

Azia
Kalo në kategori