LAJMI I FUNDIT:

Shoferja hodhi një pije në një veturë të Hondas, por nuk shpëtoi pa gjobë

Shoferja hodhi një pije në një veturë të Hondas, por nuk shpëtoi pa gjobë

Ata që besojnë në karma vetëm do të tundin kokën të kënaqur në epilogun e ngjarjes të regjistruar së fundmi nga kamera e vëzhgimit.

Ndërsa po udhëtonte për në shfaqjen SEMA në Las Vegas, Ron Baugh ishte dëshmitar i një ngjarjeje mahnitëse që e bëri të qeshte.


Një kamera vëzhgimi në automjetin e tij kap trafikun para tij. Do të dalloni lehtësisht një Honda NSX të kuqe në fotografi dhe më pas do t’i kushtoni vëmendje anës së majtë.

Një Honda Civic e zezë afrohet me dritare të hapur dhe më pas bashkë-shoferi, i revoltuar nga gjendja perfekte e NSX, i hedh një gotë pije veturës. Një moment më vonë, trafiku ngadalësohet dhe Honda e zezë përfundon në pjesën e pasme të Cadillac.

View this post on Instagram

A post shared by Ron Baugh (@777style)

Ronan e ka bërë shumë për të qeshur ngjarjen, të cilën e shohim përmes dy pamjeve, përfshirë edhe atë që filmon shoferin në veturë. Edhe muzika që ka dëgjuar ka qenë e sinkronizuar me momentin e përplasjes, e kanë vënë re shumë ndjekës.

Ndonëse përplasja nuk ka ndodhur me shpejtësi të madhe, në Civic janë aktivizuar jastëkët e ajrit dhe nuk dihet nëse në fund drejtuesi dhe bashkëdrejtuesi i vrazhdë janë lënduar.

Fatkeqësisht, në këtë aksident, i cili tregon qartë se sa e rëndësishme është monitorimi i trafikut para jush, mbeti i vrarë edhe një Cadillac i pafajshëm, pjesa e pasme e së cilës do të ketë nevojë për një riparim të plotë.

Shikoni Hondan e përsosur më poshtë që e revoltoi aq shumë bashkë-shoferin në Civic. /Telegrafi/