LAJMI I FUNDIT:

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Shoferit të autobusit të aksidentuar në Kroaci, i caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditëve

Shoferi i autobusit nga Kosova që po kthehej nga Gjermania dhe po kalonte nëpër Kroaci, të cilin e zuri gjumi prapa timonit dhe shkaktoi një aksident ku si pasojë humbën jetën 10 persona, i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve.

Kujtojmë që shoferi 52-vjeç i autobusit nga Kosova, ishte marrë dje në pyetje nga Prokurori në Sllavonski Brod të Kroacisë, ku ai kishte vendosur të mbrohet në heshtje, transmeton Telegrafi.

E pas marrjes në pyetje, Franjo Kopuniq ka thënë para mediave kroate se për të është kërkuar t’i shqiptohet masa e paraburgimit.


Sipas dokumenteve të prokurorisë, shoferi në momentin e aksidentit kishte qenë i lodhur dhe i pasigurtë që të drejtojë mjetin brenda të cilit ishin dhjetëra pasagjerë kosovarë.

Si rezultat i kësaj, autobusi kishte dalë nga rruga dhe kishte përfunduar në një hapësirë të gjelbëruar, e si pasojë humbën jetën 10 persona përfshirë këtu edhe një shofer tjetër të autobusit.

Dhjetëra tjerë pësuan lëndime e disa prej tyre raportohet se ishin në gjendje të rëndë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Thaçit i refuzohet edhe kërkesa e dytë për ta vizituar babain në Kosovë

Drejtësi
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Kalo në kategori