LAJMI I FUNDIT:

Shoferi rus nën ndikim të substancës së dyshimtë futet në trotuar, godet dhjetëra këmbësorë – raportohet për dy të vdekur (Video, +18)

Shoferi rus nën ndikim të substancës së dyshimtë futet në trotuar, godet dhjetëra këmbësorë – raportohet për dy të vdekur (Video, +18)

Dy persona kanë humbur jetën dhe tre tjerë janë lënduar, kur një veturë goditi këmbësorët në trotuar në qendrën e qytetit rus Shën Petersburg. Mediat lokale raportojnë se në këtë aksident ka humbur jetën qytetari amerikan Tod Krovel.

Shoferi i veturës ishte nën ndikimin e oksidit të nitrogjenit nga i cili edhe humbi vetëdijen, ndërsa përplasja e tmerrshme ka ndodhur pak minuta para mesnatës kur vetura e tipit BMW X6 që lëvizte me shpejtësi të madhe goditi disa vetura, dhe më pas është futur në trotuar dhe ka goditur një grup këmbësorësh, transmeton Telegrafi.

Dy persona – njëri shtetas amerikan dhe një qytetare e Moskës kanë mbetur të vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa po të kishte ndodhur pak orë më herët aksidenti në të njëjtin vend sigurisht se pasojat do të ishin shumë më të mëdha, për faktin se ky vend frekuentohet nga mijëra qytetarët e turistë.


Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia ka arrestuar shoferin që sipas mediave ruse është identifikuar si Murad K, 30-vjeç. Ai ishte nën ndikim të oksidit të nitrogjenit. Kjo materie ka filluar të përdoret në masë të madhe nëpër Rusi, ku nëpër klube të natës shitet haptazi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Putin deklarohet rreth propozimit të SHBA-së për një armëpushim me Ukrainën

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Trump është optimist për armëpushimin pas deklaratës së Putinit

Evropa
Kalo në kategori