Në Edinburgh të Skocisë, shoferi i njohur vetëm si Jackie, e ka ndaluar autobusin dhe ka dalë t’i ndihmojë një plaku të rregullonte lidhëset e këpucëve.

Udhëtarët kanë qëndruar të qetë dhe nuk janë ankuar, derisa ai me shpejtësi e ka kryer veprimin bamirës dhe është kthyer sërish në autobus, transmeton Telegrafi.


Shoferi ndaloi autobusin dhe doli të ja lidhte lidhëset një burri foto 2 Në ndihmë të plakut

“Në rrugë nuk ishte askush, kurse plaku me vështirësi përkulej”,e ka përshkruar ngjarjen një udhëtare, që e ka parë rastin.

Me imazhin ku ai shfaqet duke kryer këtë veprim, po kërkohet të gjendet ky njeri. /Telegrafi/