Një vajzë e vogël është shpëtuar nga motra e saj 11-vjeçe, kur një veturë që kishte humbur kontrollin për pak sa nuk e godet në Henan të Kinës.

Kamerat e sigurisë në qytetin kinez kanë kapur momentin kur një veturë niset befasisht dhe përplaset brenda një restoranti, ku për një “fije floku” nuk e godet vajzën e vogël, transmeton Telegrafi.


Ajo po qëndronte pranë murit të restorantit kur vetura po vinte me shpejtësi, por ishte motra e saj që reagoi me kohë duke e shpëtuar nga vdekja e sigurt.

E shoferi që gjendej brenda veturës ka kërkuar falje dhe është pajtuar që të paguaj të gjitha dëmet e shkaktuara brenda lokalit.

11-vjeçarja ka marrë epitetin e heroinë për veprimin e saj që është duartrokitur në tërë Kinën. /Telegrafi/