LAJMI I FUNDIT:

Shoferi më me fat në botë mbijetoi edhe pse përfundoi “si sanduiç” mes dy kamionëve

Shoferi më me fat në botë mbijetoi edhe pse përfundoi “si sanduiç” mes dy kamionëve

Përplasjet e kamionëve në përgjithësi nuk përfundojnë mirë për palën më të dobët dhe kur bëhet fjalë për dy kamionë, shanset për të mbijetuar maten me promilje.

Por disa pamje të publikuara në internet tregojnë një aksident edhe më të rëndë, kur “viktimë” e dy kamionëve është një veturë, përcjell Telegrafi.


Pamjet e marra nga kamerat e vëzhgimit tregojnë një aksident të tillë, ku përfshihet një vetura Hondae vogël.

Shoferi i Honda ishte duke qëndruar në rrugë dhe mbante një distancë të mirë nga kamioni përballë tij.

Por në një moment në drejtim të tij, duke e përplasur, vjen një kamion tjetër dhe “e shtyp” atë në mikserin e lartpërmendur.

Dhe besojeni ose jo, ndonëse makina thuajse u shkatërrua plotësisht, shoferi i Honda-s ka shpëtuar pa lëndime serioze.

Spekulohet se i ka shpëtuar jetën konstruksioni i kamionit përpara, i cili është i tillë që ka mjaft hapësirë të lirë nën të cilën u “struk” Honda. /Telegrafi/