LAJMI I FUNDIT:

Shoferi amerikan thotë se u ndeshë me një fantazmë derisa po lëvizte në autostradë, pamjet që kapën momentin ishin edhe më tmerruese

Shoferi amerikan thotë se u ndeshë me një fantazmë derisa po lëvizte në autostradë, pamjet që kapën momentin ishin edhe më tmerruese

Kamera e instaluar në kamionin e një shoferi amerikan kapi një figurë misterioze në anë të rrugës, duke tronditur njerëzit në rrjet.

William Church nga Arizona zbuloi figurën misterioze më 11 mars kur raportohet se përshkoi rrugën Arizona State Route 87, transmeton Telegrafi.

Ai tha se kishte vërejtur një shkëlqim në kamerën e tij, që ai beson se mund të jetë një fantazmë.


William e pa figurën rreth orës 2 të mëngjesit në shënuesin 321 kilometra të autostradës që ndodhet midis Phoenix dhe Payson.

Shoferi i kamionit tha për FOX se ishte i vetëm në rrugë, pa asnjë veturë tjetër në horizont, derisa u shpreh se figura dukej si një person që “thjesht qëndronte në rrugë”.

Megjithatë reagimi që patën njerëzit ishte i befasishëm kur një shkroi se “Shpirtrat, fantazmat sido që të dëshironi t’i quani, ata janë gjithmonë me ne”.

“Kam parë një fantazmë që qëndronte pranë një ure të vogël kullimi. Kur u kthyem në shtëpi shikuam nëse kishte pasur ndonjë aksident, dhe morëm veshë se në atë vend një djalë kishte vdekur në një aksident me makinë një ditë më parë. Kur pamë pamjet në raportim, ai kishte një këmishë të kuqe dhe pantallona blu që ngjasonte me atë që kishim parë. Ishte vërtet e frikshme”, shtoi një tjetër.

Megjithatë të tjerët nuk ishin aq të bindur me atë që kishte dokumentuar burri në Arizona dhe nxituan të jepnin shpjegime logjike.

“Ky duhet të jetë një iluzion optik”, tha njëri, “drita në rrugë po reflekton nga ajo shenjë në të djathtë të imazhit”.

Një i dytë besoi se ishte një “reflektim i çuditshëm” nga një nga pasqyrat e kamionit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

E diplomuar pa ditur shkrim apo lexim, vajza tani padit shkollën e saj për neglizhencë

Interesante
“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

“Boks në Zyrën Ovale mes Zelenskyt e Trumpit” – tensioni i takimit të së premtes kthehet në moment qesharak përmes AI

Fun
Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Psikiku që parashikoi tentativën për vrasjen e Trumpit jep parashikimin e tij për zgjedhjet presidenciale në SHBA

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Kryebashkiaku bën seks me punonjësen në zyrë (Video,+18)

Kryebashkiaku bën seks me punonjësen në zyrë (Video,+18)

Kalo në kategori