Shoferëve në Maqedoni u kërkohet kujdes në komunikacion


Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se komunikacioni në Maqedoni zhvillohet në rrugë të lagështa, duke porositur që shoferët të kenë kujdes gjatë drejtimit të automjetit të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Shoferët të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes, të respektojnë sinjalistikën rrugore, ndërkaq kërkohët vëmendje e theksuar gjatë lëvizjes nëpër gryka dhe ngushtica., ku mund të ketë rrokullisje gurësh./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/02/2017





































