Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të martë në zonën e Pallatit me Shigjeta, ku janë përfshirë pesë automjete.

Pas përplasjes, drejtuesit e mjeteve kanë dalë nga automjetet dhe janë përfshirë në një përleshje fizike, duke përdorur leva.


Pas mbërritjes së forcave të policisë në vendngjarje, personat e përfshirë në incident janë larguar me vrap, duke lënë automjetet në vendin e ngjarjes.

Ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit, ndërkohë që policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për të identifikuar shkaqet që çuan në këtë incident. /Euronews/Telegrafi/