Këngëtarja e njohur shqiptare, Shkurte Gashi, është përkujdesur që deri më tani ta mbajë sa më hermetike jetën e saj personale.

Shumë pak u kuptua rreth personit që ia ka rrëmbyer zemrën e po ashtu edhe për gjithë pritjen e ëmbël për nëntë muaj radhazi.


Artistja, e cila është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, së fundmi ka bërë dedikimin e parë publik për partnerin e saj, Albertin, me rastin e ditëlindjes.

196619355 545678823458097 2330169206296254484 n Shkurte Gashi (Foto: Instagram)

“Urime dashuri, u bëfsh 100”, kanë qenë fjalët e Gashit.

Shkurta përndryshe në fund të vitit që lamë pas është bërë nënë për herë të parë.

Ajo dhe Alberti mirëpritën një djalë, gjersa çdo gjë gjatë shtatzënisë ishte bërë në mënyrë të fshehtë.

206588154 204842074735864 1800352370865677992 n Shkurte Gashi (Foto: Instagram)

Artistja e mirënjohur po ashtu duket se për shkak të angazhimeve personale prej kohësh nuk ka qenë aktive me projekte muzikore. /Telegrafi/