Një debat i lehtë, por me tension mes banoreve Shkurta dhe Alba ka tërhequr vëmendjen e shikuesve të Big Brother VIP Kosova.

Shkurta ka sugjeruar që tek dera të lyejnë sipërfaqen për të rrëshqitur me papuçe, por Alba e ka refuzuar menjëherë idenë.


Pasi Shkurta insiston, duke propozuar ta bëjnë me shampo, Alba i përgjigjet qartë: “Jo se gjynah”.

BBVK/Instagram

Edhe kur Shkurta përpiqet të bindë banoren, duke thënë se nuk është diçka e madhe, Alba qëndron e vendosur: “Jo, se mund të vritet ndonjëri. Këtu bëjnë drama”.

Ky moment tregon se ndërsa disa banorë kërkojnë argëtim dhe lojëra spontane, të tjerët preferojnë të jenë më të kujdesshëm, duke shmangur situata që mund të shkaktojnë aksidente ose tension në shtëpi.

Ky debat i vogël ndërmjet Shkurtës dhe Albës vjen pikërisht para Prime-t të mbrëmjes, duke ngritur kuriozitetin se çfarë surprizash dhe konflikte mund të shfaqen sonte në spektakël. /Telegrafi/