Shkupjani Qamuran Hirda arrin në Mekë me biçikletë, rrëfen përjetimin e 4000 kilometrave
Më datën 1 prill ishin nisur nga Shkupi me biçikletë për të arritur në vendin e shenjtë të Mekës për të kryer haxhin.
Qamuran Hirda nga Shkupi dhe Adel Aljiq nga Graçanica, Bosnje e Hercegovinë kanë njoftuar se pas shumë vështirësive me të cilat janë përballur gjatë rrugës, kanë arritur të përshkruajnë 4000 km dhe të arrijnë në Meke.
Hidra në një postim në rrjetet sociale ka treguar të gjithë rrugëtimin nga Shkupi deri në Mekë. Ai thotë se më 11 maj ka arritur në Mekë.
“Falë Allahut Xh.Sh. Ma mundësoi të arrij qëllimin tim ti bëj afro 4000 km dhe ja sot jam në Mekken e bekuar me dat 11.maj 2024 në ora 20.30 h. Ju faleminderit juve familjar shokë dashamirë e të gjithë ju që më keni përkrahë më keni dhënë kurajo edhe ata të mirat ti ndaj me ju por edhe ata svidat e njëpasnjëshme ti ndaj me ju dhe më lehtë i kam kalu me përkrahjen tuaj”.
“Siç e dini në Turqi ishte pak më lehtë edhe në Jordani ishte poashtu më lehtë, mirëpo pas hyrjes në Arbinë S. ishte gjithçka më ndryshe me svida të reja që ndoshta i kam mendu dhe jam përgaditë por kur ti përjetosh ishte diçka shumë më ndryshe. Ishin vendbanimet e rralla shkretirë nxehtë shumë, anash shkretirë poshtë asfallt lart dielli nxehte para vete shihshim rrugë të gjatë pa fund me rrafshnalta”.
“Dhe menzi pritshim dhe u gëzoshim shumë kur shihshim ndonjë objekt fshat apo pompë benzine për të pirë ujë ose për ta futë kokën në hije por ata ishin me 50 km e deri në 100 km pa pas kurxha bile deri me 150 km pa nje objekt. Ose kur vinte ndonjë urë mbikalim menzi e pritshim pak për tu flladit por edhe ata ishin shumë të rralla një apo dy gjithëditën”.
“Por ishin njerëzit me automjete që na freskoshin me ujë të ftohtë se ujin që kishim ne bëheshte valë gati për çaj. Hotele nuk kishim kemi fjetë nëpër xhami ose si thonë mesxhite ku nëse kishte një pompë me market ishte gjithçka për ne me gëzim. Fjetja ishte një dushek me vete që kisha një thes për tu mbulu se ndonjëherë ishte ftoht prej erkondicionerëve dhe të kishim tualet dhe ujë kta ishin kushtet që ishin më të mirat për ne dhe nuk kërkonim më shumë”.
“Por njerëzit kudo që u ndalshim ishin të huajt punëtorë që punoshin në Arabi na ndihmojshin shumë dhe me rrespekt Zoti i shpërblëftë ata. Defekt kam pas njëherë më ishte shpu një gomë e ndrrova ajo ishte pas 2200 km. një tel i fellgës(bandashi) mu këput prej ransisë dhe normal nëpër gropa dhe e fundit ishte pak sa shum e vështirë por ja deshti Zoti në atë shkretirë të madhe vetëm pasi që ma shpoi gomën e mastë të jashtmen e të mbrendshmën me një birë sa gishti dhe vetëm 500 m kishte një gomister shkova ma ngjiti gomën e jashtme se përndryshe ishte e pamundur une ta ngjes edhe e mbrendshmja në tre vende me nga 1 cm bira kishte hy një copë hekuri i trash dhe i gjate shum u merakosa se udhëtimi ishte i panundur por ja ndoshta qëllimi i mirë ndodhi afër gomisterit dhe pë 1 orë unë vazhdova rrugën deri sa mbrrina me ata goma pa problem”.
“Kur erdhëm në kufirin e Mekkes na ndali policia dhe pasi i treguam se ku shkojmë tha nuk lejohet hyrja me biçikleta mbrenda kufirit të Mekkes duhet të merni një veturë apo diçka për të hyrë mbrenda dhe ashtu vepruam edhe pse isha i përgaditur kisha informata se nuk lejohet hyrja me biçikleta, ne i veshëm IHRAMET ata që nuk e dinë një sqarim për Umre apo Haxh është e domosdoshme të vishet Ihrami ajo mbulesa e bardhë prej kufirit Mekkes e deri sa të bësh tavaf pra 7 herë të sillesh rreth Qabes e pastaj vishes si të duash”.
“Jam shumë i lumtur që mbaroi me sukses dhe arrita ta përjetoj nga afër knaqësinë e Qabe së bekuar dhe në këtë mënyrë që ka me vite e ëndërroj një udhëtim të tillë. Dhe me shumë emocione e shkruaj këtë po të ishte letër do të shiheshin lotët e gëzimit. Por mobili nuk po i tregon. Sot me datë 12 maj erdha me biçikletê në Qabe e luta policinë të më lejojnë të bëj do foto më lejuan me rrespekt edhe pse ishte e pamundur por edhe unë nuk e di se ndodhi jam këtu gjithditën para Qabes me biçikletë(edhe biçikletës si duket i vjen mirë të qëndrojë këtu)”.
“U mblodhën njerëzit për rreth tu bë foto e video ishte e pamundur unë të bëj diçka për vete por prap ishte knaqësi që ishte ashtu se me aeroplan e tjetër transport vijnë plot por mënyra ime ishte e veçantë. Bisha në sy të policisë nga masa e njerëzve por ishte mirë që kërkova leje. Ju faleminderit juve përkrahësit e mi!!!!! Lutem për ju të keni shëndet e të mira në jetë. Vazhdojmë!!!!”, (sic) ka shkruar Qamuran Hidra.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAhmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze
Sonte tërmet në Maqedoni
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së
Arrestohen dy të dyshuar për vrasjen e 37-vjeçarit në Gjilan
Ministri i Mbrojtjes: Sot një mijë ushtarë për herë të parë kanë ngrënë biftek të klasit të parë
Personi që dyshohet se i theri me thikë katër persona në Ferizaj, ishte dënuar për vrasje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet
Trump zgjedh shefin e ri të CIA-s
Tifozët e Barcelonës i luten Laportas ta transferojë sensacionin e këtij sezoni që ngjan me lojën e Messit
Gjashtë fitore nga gjashtë duele profesionale - Benjamin Imeri është i gatshëm të dhurojë spektakël këtë fundjavë
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë
Gjiganti amerikan i naftës del kundër Trumpit: SHBA-ja nuk duhet të largohet nga Marrëveshja e Parisit