LAJMI I FUNDIT:

Shkupi më i shtrenjtë se Prishtina, më i lirë se Tirana dhe Beogradi, publikohet lista e qyteteve më të shtrenjta në botë

Shkupi më i shtrenjtë se Prishtina, më i lirë se Tirana dhe Beogradi, publikohet lista e qyteteve më të shtrenjta në botë

Baza e të dhënave online Numbeo në indeksin e kostos së jetesës, të cilin e publikon çdo gjashtë muaj, njofton se qyteti zviceran i Gjenevës është më i shtrenjti sipas kostos së përgjithshme të jetesës për gjysmën e parë të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Cyrihu është në vendin e dytë dhe New York është në të tretin.

Në listën, e cila përfshin 218 qytete, Shkupi është në vendin e 160 sipas kostos së jetesës.


Krahasuar me vendet e rajonit, jeta është më e lirë në Prishtinë, Kosovë (vendi 195) dhe Nish, Serbi (165).

Në rajon kostoja e jetesës është më e lartë nga vendet anëtare të BE-së, kështu që Athina është në vendin e 91-të në listën e qyteteve më të shtrenjta, Lubjana në vendin e 96-të dhe Zagrebi në vendin e 107-të. Pas tyre është Tirana, qytet i renditur në vendin e 114-të. Më tej është Beogradi në vendin e 127-të, Sofja në vendin e 132-të, Podgorica në vendin e 143-të, Ankaraja në vendin e 145-të dhe Sarajeva në vendin e 148-të.

Një fakt interesant është se sipas kësaj liste është më lirë të jetosh në Shën Petersburg të Rusisë, i cili është në vendin e 162-të, sesa në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori