LAJMI I FUNDIT:

Shkup, shpalosen aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Shkup, shpalosen aktivitetet për Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë

Me rastin e 15 tetorit – Ditës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, përmes një konference për media në shkollën shtetërore për rehabilitim të fëmijëve dhe të rinjve me shikim të dëmtuar “Dimitar Vllahov” në Shkup, u shpalosën aktivitetetet që do të mbahen nën moton “Të ndryshëm, të ndarë, por të barabartë” kushtuar personave të verbër, raporton Anadolu Agency (AA).

Programi për shënimin e kësaj dite filloi nga dita e sotme me një program interaktiv në të cilin personat me çrregullime pamore shkëmbyen përvojat në fushën e tifologjisë dhe në punën me fëmijët dhe të rinjtë me çrregullime pamore në vende të tjera. Pjesë e këtij programi janë 40 fëmijë me çrregullime pamore nga vendet e rajonit të bashkuar në një moment dhe në një qëllim.


Iniciator i programit “Të ndryshëm, të ndarë, por të barabartë”, Suaret Alishan, duke u bërë thirrje personave që nuk kanë pengesa pamore të shoqërohen me ata me çrregullime pamore, bëri të ditur se programi qendror do të mbahet të dielën, më 15 shtator, në qendër të qytetit, ku përmes një stimulimi qytetarëve pa pengesa pamore do t’u jepet mundësia që me një perde para syve të shëtisin rreth shatërvanit, që të shohin “jetën e përditshme të personave me çrregullime pamore”.

“Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i edukimit të fëmijëve me çrregullim pamor dhe përfshirjes sociale të tyre, sepse përfshirja sociale është nevoja më e madhe e fëmijëve me çrregullim pamor. Këta fëmijë nuk kanë problem me edukimin, as të shoqërohen me shokë të tjerë, por vetëm duam të themi se edhe ne jemi të barabartë si fëmijët e tjerë”, u shpreh Goranço.

Ndërkaq, drejtor i shkollës shtetërore “Dimitar Vllahov”, Jakimov Goranço, theksoi se janë të angazhuar në maksimum që nxënësve që mësojnë në shkollën që drejton ai, t’u mundësohet edukimi që u nevojitet. Ai shtoi se kjo shkollë shtetërore, e vetmja në Maqedoni për fëmijët me çrregullime pamore, përshëndet çdo iniciativë që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me çrregullime pamore.

Ndryshe, kjo ditë ka për qëllim bashkimin e personave të verbër në nivel kombëtar për ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore dhe shoqërisë në përgjithësi, që këtyre personave t’u jepet e drejta për promovimin e vlerave që mund të ofrojnë në shoqëri.

Në trend Lajme

Më shumë
Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Komandanti suprem i NATO-s, Cavoli: Po i shtojmë forcat në Kosovë dhe Bosnje, po sjellim artileri të rëndë

Lajme
Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Arrestohet një i dyshuar lidhur me rastin e ukrainases që u gjet e vdekur në autostradën Ferizaj-Prishtinë

Drejtësi
Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në  Këshillin e Evropës

Përfaqësuesi i Shqipërisë në KiE: Kosova ka plan të jashtëzakonshëm për të siguruar anëtarësimin në Këshillin e Evropës

Lajme
”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

”Të lutem avokate le të del nga burgu, po du me u pajtu”, avokatja tregon se shumë gra tërhiqen nga denoncimi i dhunës

Sociale
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Kalo në kategori