LAJMI I FUNDIT:

Shkup, për herë të parë rastet e kafshimit nga qentë endacakë do të zgjidhen me marrëveshje jashtëgjyqësore

Shkup, për herë të parë rastet e kafshimit nga qentë endacakë do të zgjidhen me marrëveshje jashtëgjyqësore

Këshilli i Bashkisë së Shkupit miratoi vendimin me të cilin për herë të parë rastet e kafshimit nga qentë endacakë do të zgjidhen me marrëveshje jashtëgjyqësore.

Këshilli i Bashkisë së Shkupit në seancën e sotme miratoi Vendimin për kompensimin e dëmit material dhe jomaterial të shkaktuar nga qentë endacakë në hapësira publike.

“Me këtë vendim përcaktohet marrëveshja jashtëgjyqësore në procedurë pas së cilës mund të paguhet dëmi në përputhje me praktikat gjyqësore. Marrëveshja jashtëgjyqësore është në favor të zvogëlimit të shpenzimeve shumë të mëdha që dalin nga proceset gjyqësore dhe të gjitha procedurat ndihmëse, dhe gjithashtu ështënë favor të të dëmtuarve në drejtim të ushtrimit të së drejtës së tyre”, thuhet në njoftimin e Bashkisë së Shkupit.


Ata theksojnë se shpenzimet për procedurat gjyqësore, procedurat ankimuese, përgjigjet e ankesave, shërbimet juridike në vitin 2020 i kanë kushtuar Bashkisë së Shkupit mbi 15 milionë denarë, ndërsa në vitin 2021 mbi 26 milionë denarë.

“Në vitin 2020 kundër Bashkisë së Shkupit janë ngritur 480 padi, përderisa në vitin 2021 janë ngritur 589 padi. Prandaj, miratimi i Vendimit për marrëveshje jashtëgjyqësore do të kursejë shumë mjete në buxhetin e Bashkisë. Në përputhje me Vendimin e ri, do të formohet Komision i cili do të vendosë për mënyrën dhe pagesën e dëmeve nga kafshimi i qenve endacakë. Komisioni do të vendosë në bazë të Rregullores për lidhjen e marrëveshjes me qytetarët e dëmtuar.”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Tri porositë e ambasadorit britanik për qeverinë e ardhshme

Lajme
Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Takim i rëndësishëm në Tiranë – Drejtori i Policisë së Kosovës ndjek nga afër stërvitjen e RENEA-s

Lajme
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori