LAJMI I FUNDIT:

Shkup, për pesë muaj janë shqiptuar 645 dënime për shkelje komunale

Shkup, për pesë muaj janë shqiptuar 645 dënime për shkelje komunale

Në pesë muajt e kaluar këtë vit, radarët komunal të Bashkisë së Shkupit kanë shqiptuar 649 dënime të detyrueshme, që është rritje për katërfish i numrit të dënimeve në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2018, kur ishin shqiptuar 149 dënime.

Dënimet e shqiptuara kanë të bëjnë me shkeljet sipas Ligjit për pastërti publike, nenit 14, sipas të cilit ndalohet hedhja dhe lënia e mbeturinave në hapësira publike, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Bashkia e Shkupit apelon tek qytetarët që ta ruajnë dhe mos e ndotin mjedisin jetësor, si dhe mbeturina t’i vendosin në vendet adekuate, në mënyrë që të ruhen hapësirat e gjelbra.

Përveç në Shkup, edhe në qytetet tjera banorët janë të pakujdesshëm me hedhjen e mbeturinave në hapësirat publike./Telegrafi/