Shkup: Arrestohet një person për kontrabandë me emigrantë
MPB informon se sot (05.11.2021) në ora 14.20 në rrugën lokale nga fshatrat e Shkupit Koliçan i poshtëm - Koliçan i epërm, zyrtarë policorë nga ekipi operativ, në SPB Shkup, me urdhër të gjykatës, kanë arrestuar E.T. (30) nga fshati Koliçan i poshtëm.
Nga MPB thonë se ndaj tij është lëshuar urdhër-arresti qendror për vuajtjen e masës së paraburgimit, për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale të “kontrabandës me migrantë”.
Personi do të dërgohet në institucion ndëshkues-përmirësues për vuajtjen e masës së paraburgimit.
Nga
Telegrafi
05/11/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate








































