Si masë kundër ndotjes së ajrit, transportuesit privatë i sollën 25 autobusë ekologjikë, por pas një viti punë, të njëjtit nuk janë në qarkullim. Ata thonë se respektuan rekomandimet e autoriteteve, por këta të fundit i lanë pa punë. NQP-ja dhe Qyteti i Shkupit, pa përgjigje.
Transportuesit privat të dëshpëruar thonë respektuan të gjitha kërkesat e autoriteteve që kryeqyteti të mos ketë ndotje. Blenë autobusë që punojnë me metan, por sot, përveç se këto autobusë po prishen duke qëndruar të parkuar, ata kanë mbetur edhe pa punë.
“Kryetarja e Qytetit nëse do të ketë me ne bashkëpunim por po e potencoj edhe drejtorin, ai nëse është drejtor i vërtetë deri më tani, gjatë mandatit të tij do të bënte radhitje të reja të transportit publik, përmirësime që të ketë më shumë autobusë, që njerëzit ti shfrytëzojnë autobusët dhe ti parkojnë automjetet, mund të gjendeshin disa zgjidhje, kjo është e lehtë, nëse nuk munden ata le të na thirrin neve, ne do japim këshilla, andaj jemi ne partnerë”, tha Jovica Ѕafirovski, Transportues.
Derisa autobusët ekologjik si dhe qindra autobusë tjerë të transportuesve privat janë jashtë qarkullimit, vozitësit thonë se më së shumti pësojnë familjet e tyre por edhe qytetarët.
“Para së gjithash për fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme presin nga 30-40 minuta nëpër stacione ndoshta edhe më tepër. Së pari për shkak të tyre duhet të kuptojë të na kthejë të fillojmë me punë dhe më pas do të kërkojmë zgjidhe për gjithçka. Ne jemi partnerë 33 vite me këtë Qytet, babai im është që nga vitit ‘89 me këtë biznes, është autobusi i dhjetë në Qytetin e Shkupit. Nuk mundet tani nëse ka ardhur kryetar i Qytetit për një vit ta ndryshojë këtë. do të thotë edhe ne duhet të pyetemi për diçka”, deklaroi Jovica Ѕafirovski, Transportues.
Ndërsa parku i autobusëve të Ndërmarrjes për Qarkullim Publik në Shkup, për çdo ditë po shndërrohet në varrezë, për shkak të numrit të madh të automjeteve që janë jashtë përdorimit.
Kërkuam qëndrim nga NQP, pse numër kaq i madh i autobusëve janë jashtë funksionit, por drejtori ishte i pakapshëm, ndërsa nga kabineti nuk morëm përgjigje. Vazhdojnë të mbeten të heshtur edhe nga Qyteti i Shkupit. Edhe sot nuk ishin të kapshëm për të treguar se si rrjedh situata me konkurset për transportin publik, e nëse dikush nga transportuesit është paraqitur në ato konkurse./Alsat/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDetaje nga rrahja në Ranillug ku u përfshi një zyrtar policor
Rashiq: Rakiq u rrah për mashtrimet ndaj serbëve në veri
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Grabitje në një market në Prishtinë
Pamje nga fshati i kokainës afër Rinasit, pika strategjike që kishin zgjedhur trafikantët e drogës për laboratorin
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Përdoruesit e Netflix zbulojnë momentin e saktë të kurdisjes së duelit Paul-Tyson
Eksperti i gjuhës së trupit tregon momentin e saktë kur dueli mes Jake Paul dhe Mike Tyson ndryshoi kahje
Benjamin Imeri shkatërroi boksierin serb qysh në raundin e parë – gjyqtari ndërpreu meçin
Gjendet pas një viti xhipi i Komunës së Mitrovicës së Veriut
Ndërsa huliganët serbë po digjnin flamurin shqiptar, Granit Xhaka përplasje me dhjetëra lojtarë në ndeshjen Zvicër-Serbi
Gjyqtari i CAS-it tregon dënimin që e pret Rumaninë pas incidenteve në ndeshjen me Kosovën