Lumi Shkumbin që kalon përmes qytetit të Tetovës, edhe në këto ditë të vjeshtës, vijon të jetë i papastruar dhe në gjendje të mjerueshme për nga ana e pastërtisë. Fajtorët për këtë gjendje në të cilën gjendet lumi, sipas qytetarëve të anketuar, janë vetë njerëzit e papërgjegjshëm, të cilët hedhin çdo gjë në lum, por edhe institucionet kompetente të cilat përveçse duhet të kujdesen për higjienën publike, ata njëkohësisht nevojitet të ndëshkojnë qytetarët e papërgjegjshëm që ndotin lumin me mbeturina nga më të ndryshmet, shkruan gazeta KOHA.
“Është për keqardhje që ky lum të jetë në këtë gjendje dhe të mos pastrohet. Këtë nuk e kemi edhe nëpër fshatra. Këtë pamje nuk mund ta hasësh as në vende më pak të zhvilluara, por siç e vërejmë, interesimi është shumë i vogël që të pastrohet dhe të mirëmbahet ashtu siç duhet. Duhet edhe komuna edhe qytetarët të kujdesen për këtë lum”, thonë qytetarët.
Në lumin Shkumbin në Tetovë hidhen mbeturina dhe i njëjti në shumë vende i ngjan deponisë. Kjo ka bërë që përmbajtja e ujit me oksigjen në dalje të qytetit jetë në kategorinë e tretë, kurse në hyrje të qytetit të Tetovës të jetë e kategorisë së parë. Analizat kanë treguar se uji në brendi të qytetit ndotet nga hedhja e mbeturinave dhe mospastrimi i tyre në kohë. Sipas analizave të Qendrës për Shëndet Publik në Tetovë, në bazë të rezultateve, të njëjtat kanë nxjerrë rezultate mesatare për ujin në këtë lum, por i njëjti është i ndaluar për larje për qytetarë. Mjeku Ratko Davidovski nga kjo Qendër thotë se masa e ndotjes së Lumit Shkumbin është në kategorinë e tretë.
“Bëmë analiza në fillim të muajit qershor dhe në fund të muajit shtator. Gjatë kësaj kohe, analizat kanë treguar se uji nuk është shumë i ndotur, por i njëjti nuk mund të përdoret për larje apo freskim gjatë sezonit të verës nga ana e qytetarëve. Krahas ndotjes që i bëhet ujit gjatë rrjedhës në qytet nga hedhurina të ndryshme, poashtu i njëjti ndotet nga kanalizimi fekal që derdhin disa fshatra të Malësisë së Sharrit, të cilët nuk e kanë rregulluar çështjen e kanalizimit. Nuk i cek emrat e fshatrave të cilët lëshojnë kanalizimin në këtë lum, por sipas analizave tona, uji është ndotur deri në masën tre, pra që nuk bëhet fjalë për ndonjë ndotje të madhe, por ndotje të pjesërishme”, deklaroi Davidovski. Sipas tij, në të ardhmen duhet që më shumë kujdes të kihet me lumin Shkumbin, sepse hidhen shumë mbetje të metalit dhe amvisërive.
Nga Komuna e Tetovës thonë se pastrimi i fundit i lumit Shkumbin është bërë gjatë javës së kaluar dhe sipas tyre, rregullisht janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitete nga më të ndryshmet për mirëmbajtjen e shtratit të lumit.
“Mund të them lirisht se lumi vazhdimisht pastrohet, por dua të theksoj se edhe vetë qytetarët duhet që të jenë më të kujdesshëm dhe të mos hedhin mbeturina. Normalisht se është punë e komunës që të përkujdeset, por interesi për qytetin duhet të jetë i dyanshëm. Kemi kërkuar nga Ministria e Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor diku rreth 10 milionë denarë për pastrim, ku na janë akorduar vetëm 5 milionë. Ne do të bëjmë koofinancim për të pastruar shtratin e lumit Shkumbin”, thotë Armend Fazliu, zëdhënës i Komunës së Tetovës.
Nga Komuna shtojnë se së shpejti do të zgjidhet kompania që vazhdimisht do të përkujdeset për pastërtinë e lumit Shkumbin në Tetovë, duke pasur parasysh se për këtë kanë mbështetje financiare nga Ministria e Ambientit Jetësor. Krahas mbeturinave të përditshme, në këtë lum nuk mungojnë edhe mbetjet nga materialet ndërtimore, të cilët hidhen në çdo pjesë të këtij lumi. Nga Ministria e Ekologjisë, Komuna dhe nga Qendra për Shëndet Publik në Tetovë kanë bërë apel që në këtë lum të mos hidhen mbeturina dhe të ketë një kujdes më të madh sidomos gjatë rrjedhës brenda në qytet. Në ndërkohë, nga komuna kanë theksuar se nuk kanë ndonjë projekt që tërësisht të ndryshojë pamja e lumit Shkumbin, me ndriçim, me gjelbërim dhe me shtrat të rregulluar me mure që do të ndryshonte komplet pamjen në këtë pjesë të qytetit të Tetovës./koha.mk/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bllokimi i rrugëve nga protestuesit në Serbi, apelohet që të shmanget kalimi kufitar në Jarinë
PTHP: Mickoski ende nuk është thirrur për të dhënë deklaratë për rastin për vëzhgimin e tij
NATO për Peter Sorensen: Mezi presim të punojmë me përfaqësuesin e ri për dialogun
Në Prishtinë zbulohet laboratori i sofistikuar për falsifikimin e dokumenteve
Konfirmohet fajësia për vrasësit e Enver Hadrit në Belgjikë, mbetet dënimi i përjetshëm
Coca-Cola urdhëron tërheqje masive të pijeve në Evropë, flasin nga Agjencia e Ushqimit të Kosovës
Vazhdon dëshminë Naser Krasniqi, tregon për shumat që obligoheshin të paguanin mërgimtarët për UÇK-në dhe luftën
Avokati i Nagip Krasniqit sqaron aktakuzën për 37 milionë euro: Është dëm hipotetik, ajo shifër është fiktive
Haxhiu: Sami Lushtaku personalisht ka tentuar të sulmojë eskortën e kryeministrit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama