Ka ndërruar jetë ditën e sotme (e enjte) regjisorja e njohur shqiptare, Vjosa Berisha.

Ajo vdiq në moshën 49-vjeçare, ndërsa ka lënë pas një veprimtari të bujshme artistike.


Për vdekjen e saj së fundmi një reagim e ka bërë edhe vëllai i saj, aktori e producenti, Shkumbin Istrefi.

284437326 1230171341146583 1364930321226228146 n Foto: Screenshot/Facebook

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi të së motrës në Facebook, ku edhe i ka bërë një dedikim prekës.

“Ike shumë herët, motër. Pusho në paqe”, tha ai.

Screenshot 10 22 Foto: Screenshot/Facebook

Vjosa përndryshe prej më shumë se një vit ka qenë e diagnostikuar me kancer në vezore.

Ajo ndërroi jetë në Londër, ndërkohë që po vazhdonte trajtimin. /Telegrafi/

fatos vjosa  1 Foto: YouTube