LAJMI I FUNDIT:

Shkullaku: Kurti është i gatshëm ta sakrifikojë pushtetin për parime

Shkullaku: Kurti është i gatshëm ta sakrifikojë pushtetin për parime

Analisti politik Armand Shkullaku ka thënë se kryeministri Albin Kurti është i gatshëm që ta sakrifikojë pushtetin në mënyrë që ta mbrojë parimin tek i cili ai beson.

Ai ka thënë se si rezultat i mbrojtjes së parimeve nga ana Kurtit, është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë sa i përket çështjes së dokumenteve.


“Serbia de fakto dhe de jure njeh dokumentet e lëshuara nga Republika e Kosovës për ata qytetarët që hyjnë në territorin e Serbisë”.

“Në këtë aspekt mendoj se kemi një hap përpara. Pra nuk kemi negociata për reciprocitet, por kemi zbatim të reciprocitetit. Tani kemi edhe sfidën e targave – mendoj që ka reciprocitet dhe mendoj se është një strategji shumë e mirë e qeverisë që ka arritur deri këtu. Mendoj që kjo është fryt i një politike që ka si orientim disa parime që i ka shpallur që në fillim”, tha Shkullaku për Klan Kosova.

Sipas Shkullakut, ka pasur disa ngjarje përpara kësaj situate ku gjithmonë presioni është bërë ndaj më të dobëtit.

“Kosova ka treguar se nuk është më faktor i dobët që pranon çdo gjë që i thonë ndërkombëtarët. Tani kemi një kryeministër që nuk i intereson të bëjë figurën e djalit të mirë me ndërkombëtarët ku pranon gjithçka vetëm që të rrijë në pushtet”.

“Por siç ka treguar edhe në raste të tjera është i gatshëm që të sakrifikojë pushtet për të mbrojtur një parim tek i cili ai beson. A është i duhur ky parim? Kjo mbetet për t’u parë”, ka përfunduar Shkullaku.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori