LAJMI I FUNDIT:

Shkuan pranë varrit për të përkujtuar vdekjen e gjeneralit të vrarë Qasem Soleiman, humbin jetën 70 persona në Iran nga dy shpërthime

Shkuan pranë varrit për të përkujtuar vdekjen e gjeneralit të vrarë Qasem Soleiman, humbin jetën 70 persona në Iran nga dy shpërthime

Dy shpërthime vranë të paktën 70 njerëz dhe plagosën dhjetëra tjerë pranë një varreze në Iran, ku u mbajt një ceremoni për të shënuar vdekjen e komandantit suprem të vendit Qasem Soleimani, i vrarë në vitin 2020 në një sulm nga dronët amerikanë, njoftuan sot media shtetërore iraniane.

Televizioni shtetëror iranian raportoi për shpërthimin e parë dhe më pas edhe për shpërthimin e dytë gjatë një ceremonie në qytetin juglindor të Kerman, duke thënë se të paktën 70 njerëz u vranë, transmeton Telegrafi.


“Një shpërthim i madh ndodhi pranë xhamisë Saheb al-Zaman, ku ndodhet varri i Soleimanit në Kerman”, njoftoi televizioni shtetëror, duke shtuar se një shpërthim i dytë ndodhi pak minuta më vonë, sipas France Presse.

Agjencia iraniane Nourneës raporton se disa bombola gazi shpërthyen në rrugën që të çon në varreza dhe se autoritetet po monitorojnë situatën.

SNN raporton se autoambulancat janë duke shkuar drejt varrezave, ku qindra iranianë janë mbledhur për të përkujtuar vdekjen e Soleimanit.

“Ekipet tona të reagimit të shpejtë po evakuojnë të plagosurit, por valët e turmave po bllokojnë rrugët”, i tha televizionit shtetëror Reza Fallah, kreu i Gjysmëhënës së Kuqe të Provincës Kerman.

Soleimani, komandanti i forcave elitare të Iranit Quds, ishte udhëheqësi i operacioneve ushtarake të Iranit në Lindjen e Mesme, dhe u vra nga SHBA në janar 2020 në Irak.

Nourneës raporton se “disa bombola gazi shpërthyen në rrugën që të çon në varreza”.

Media shtetërore iraniane citoi një zyrtar lokal të thoshte se “nuk është ende e qartë nëse shpërthimet janë shkaktuar nga bombola gazi apo një sulm terrorist”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori