Një rrugë në Birmingham të Anglisë, është bllokuar tërësisht nga veturat e shtrenjta luksove.

Ferrari, pesë Lamborghini, si dhe tre Hammer në formë limuzine, kanë qenë të parkuara në dy shirita që janë të destinuara për lëvizjen e veturave, transmeton Telegrafi.


Nuk bëhet i ditur identiteti i pronarëve, por sipas disa burimeve, ata kishin hyrë për të marrë nuse.

“Secila makinë kushton rreth 200 mijë funte. Ky bllokim trafiku u shkaktua nga afro tre milionë funte”, e kanë komentuar mediet këtë trafik të pazakontë. /Telegrafi/