Një çift kanë mbetur të "ngujuar"  në resortin luksoz në Ishujt Maldive, ku kishin shkuar për të kaluar muajin e mjaltit. E gjitha kjo ndodhi për shkak të përhapjes së shpejtë të COVID-19, që detyroi autoritetet të mbyllin aeroportet dhe të izolojnë plotësisht shtetet.

Olivia, 27-vjeçe dhe Raul De Freitas, 28, kishin planifikuar t'i kalojnë vetëm gjashtë ditë në resortin luksoz Cinnamon Velifushi në Maldive, para se të merrnin rrugë për në vendlindje - Afrikë të Jugut, transmeton Telegrafi.


1 57

Çifti De Freitas kishin mbërritur në Maldive më 22 mars, dhe ishte planifikuar të ktheheshin për në shtëpi brenda një jave. Por, pasi që filluan të aplikohen masat e kufizimit të lëvizjes dhe mbylljes totale të vendeve të ndryshme të botës, ata janë detyruar të qëndrojnë resort.

2 10

Megjithatë Olivia thotë se kjo u ka mundësuar të kalojnë më shumë kohë së bashku në këtë vend përrallor, madje duke pranuar se pronari i resortit u ka ofruar zbritje gjatë ditëve shtesë të paplanifikuara.

3 6

Mirëpo kjo padyshim se është duke u kushtuar shtrenjtë - pasi pothuajse të gjitha paratë që i kishin kursyer i kanë investuar në resortin që kanë ngecur në të. /Telegrafi/

4 7

5 4

6 4

7 3