LAJMI I FUNDIT:

Shkrumbohet bujtina në qendër të Thethit

Shkrumbohet bujtina në qendër të Thethit

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë bujtinën në qendër të fshatit turistik Theth në Shkodër.

Ngjarja ndodhi rreth orës 15:00 në bujtinën që është në pronësi të dy vëllezërve.

Dyshohet se zjarri është shkaktuar prej problemeve me energjinë elektrike dhe ka shkrumbuar pothuajse pjesën më të madhe të ndërtesës.


Njëri prej pronarëve të bujtinës tha se shkak i zjarrit ka qenë luhatja e tensionit të energjisë elektrike. Banorët e zonës kanë shkuar menjëherë për të shuar flakët ndërsa zjarrfikësja mbërriti në vendngjarje me 3 orë vonesë.

Aktualisht vijon puna nga forcat zjarrfikëse për shuarjen e flakëve.

Është kërkuar dhe ndërhyrja nga ajri, por sipas pronarit ka qenë e pamundur.

Si pasojë e zjarrit nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm për dëm të konsiderueshëm material dhe financiar, raporton reportv.

Në trend Lajme

Më shumë
Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Përpjekjet e Serbisë për ta fajësuar Kosovën për trazirat e saj të brendshme

Lajme
Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Çka ndodhi me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së Emin Bajrami nga autoritetet maqedonase?

Lajme
Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Përqindja e përkthyer në mandate, Shenolli tregon se çfarë ndikimi mund të kenë votat e diasporës

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Dyshohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare - Hekuran Nikçi, kryeinspektor i punës ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori