Shkrimtarja, angleze Sandra Howard, ka një letër të hapur për të gjitha mikeshat e saj!
“Gjatë gjithë jetës e kam parë gotën gjysmë të mbushur, asnjëherë bosh, asnjëherë plot. Kur shihem në pasqyrë, shoh pasojat e të gjitha të qeshurave. Në fakt, jo se kam qenë në çdo kohë optimiste, kam pasur edhe unë ‘rrëzimet’ e mia, shqetësimet e kohët kur të qeshurat harroheshin. Jam e bindur që po të isha shqetësuar më pak për gjëra të parëndësishme, lëkura ime do të ishte më e mirë.
Por, a do doja unë të fshija çdo kujtim të jetës sime me një tërheqje apo mbushje?! Me zemër në dorë? JO! E them këtë e bindur, sidomos kur shikoj rastet e të tjerave dhe mendoj se si mund të isha shndërruar me një pamje dylli si ato të muzeve. Merrni rastin e këngëtares së talentuar Barbra Streisand, fytyra e së cilës i ngjan një tamburi. Është e pabesueshme se si edhe njerëzit që na kanë frymëzuar për kaq shumë kohë të denatyralizohen.
A nuk e kuptojnë vallë që e vetmja gjë që po bëjnë me këto ndërhyrje është se po theksojnë edhe më tepër atë që duan të fshehin, moshën pra! Është e gjitha një përpjekje qesharake dhe e dëshpëruar për t’u kacavjerrë pas rinisë. Po marr shembullin e emrave të njohur, duke i konsideruar frymëzuese të mijëra njerëzve, sepse nga ana tjetër shoh që po bëjnë të njëjtën gjë vajza të moshave të ndryshme në të gjithë botën. Ajo që më trishton më tepër është se këto fytyra të mbufatura përcjellin pasiguri dhe mungesë lumturie.
Shpresoj që për më të rejat, me moshën t’ju rritet vetëvlerësimi dhe të përbuzin mendimin e të tjerëve. Nga ana tjetër, e kuptoj edhe presionin e grave që të qëndrojnë gjithnjë magjepsëse, por besoj se është plotë¬ sisht e mundur kjo edhe duke i rezistuar thikës. Mos më keqkuptoni: nuk shoh asgjë të keqe në ndreqjen e nj tipari në portret. Jam tunduar vetë disa herë. Sot mendoj se çdo portret tjetër i imi më rinor do të dukej qesharak.
Donatella Versace, 61, Faye Dunaëay, 75, Melanie Griffith, 58, Olivia Newton 67, Meg Rayan 54, Nicole Kidman, 48… e sa të tjera, të gjitha dikur të bukura që e kanë shndërruar veten në të kundërtën e asaj që kanë qenë. Lëkura e tyre është kaq e tendosur dhe me shkëlqim, buzët janë fryrë në mënyrë të paimagjinueshme e u kanë mprehur mjekrën aq sa mund të presin me të edhe bukën.
E gjithë kjo bëhet edhe më e pabesueshme nëse i krahasojmë me gratë e tjera që nuk kanë frikë nga rrudhat e tyre dhe ngelen sharmante. Për ta konkretizuar, po ju përmend aktoren Helen Mirren, 70 vjeç. M’u duk se më ra tavani mbi kokë kur L’Oreali e zgjodhi si fytyrën perfekt për të reklamuar kremin hidratues që u duhej grave të moshës së saj. Cinikët sigurisht që iu hodhën në fyt duke aluduar se fytyra e saj ishte retushuar dhe rrudhat ishin zbutur nga ato gjërat që kanë nëpër kompjuterë.
Burimi: Dailymail
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Scarlett Johansson zbuloi sekretin e një martese të suksesshme: Pas dy divorceve, ajo kuptoi një gjë vendimtare
Julia Roberts e diagnostikuar me sëmundjen e rrallë: Gjithçka që duhet të dini
Sa janë përmasat reale të Kim Kardashian? A është beli i saj vërtet aq i hollë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë