LAJMI I FUNDIT:

Shkon në katër numri i të vdekurve nga gripi sezonal në Kosovë

Shkon në katër numri i të vdekurve nga gripi sezonal në Kosovë

Dy personat e prekur nga gripi sezonal ‘Influenca A’ kanë ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK-së, kështu duke çuar në katër numrin e viktimave nga ky grip.

Lajmin e ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Klinikën Infektive në QKUK, Valbon Krasniqi.


“Brenda 24-orëve kanë ndërruar jetë dy persona, ndërsa numri gjithsej i personave të cilët kanë vdekur nga gripi është katër, por tre prej tyre kanë pasur edhe probleme tjera shëndetësore”, ka thënë Krasniqi për Telegrafin.

Krasniqi  bëri të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar shtatë persona të prekur me ‘Influencën A’, si dhe disa persona të prekur me ‘Influencën E’, e cila është më e lehtë.

Në QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Lexo po ashtu Në QKUK vdes një pacient me grip sezonal, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës para disa ditësh ka dhënë disa këshilla për qytetarët në rast se janë me grip.

Në mesin e këshillave thuhet se personat e sëmurë nga gripi duhet të qëndrojnë në shtëpi dhe larg të tjerëve.

“Pushoni dhe përdorni lëngje me shumicë, mbuloni gojën dhe hundën me faculetë kur kolliteni apo teshtini, lani duart mirë me ujë e sapun mbas çdo kollitje apo teshtime, informoni familjarët dhe miqtë për sëmundjen tuaj”, thuhej në këshillat e dhëna nga Instituti.

Po ashtu, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka kërkuar që të evitohen kontaktet me njerëz. /Telegrafi/