LAJMI I FUNDIT:

Shkon në 8 numri i bandës së grabitësve në Rinas, në kërkim edhe dy vëllezërit tropojanë

Shkon në 8 numri i bandës së grabitësve në Rinas, në kërkim edhe dy vëllezërit tropojanë

Banda e grabitësve të 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar nuk ka qenë e përbërë prej 6, por prej 8 personash.

Lajmi konfirmohet nga gazetari Artan Hoxha, i cili i referohet burimeve zyrtare të Policisë së Tiranës.

Siç raporton gazetari Hoxha përveç Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Nikaj (Murataj), Policia e Tiranës ka shpallur sëfundmi në kërkim edhe dy vëllezër nga Tropoja, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.


Kapen 4 nga 6 autorët e grabitjes në Rinas, gjendet dhe një pjesë e parave (Video)
Lexo po ashtu Kapen 4 nga 6 autorët e grabitjes në Rinas, gjendet dhe një pjesë e parave (Video)

Gazetari raporton se dy tropojanët janë pikërisht nipat e Admir Murataj (djemtë e motrës).

Mësohet se janë pikërisht ata që furnizonin bandën me makina të vjedhur në Kosovë, të cilat pas modifikimeve i viheshin në dispozicion grupit për të kryer grabitjet e bankave.

Kësisoj numri i personave të shpallur në kërkim nga Policia për grabitjen e 3.2 milionë dollarëve në Qafë-Kashar, shkon nga 2 në 4.

Policia jep detaje dhe emrat e të arrestuarve për grabitjen në Rinas
Lexo po ashtu Policia jep detaje dhe emrat e të arrestuarve për grabitjen në Rinas

Mësohet se tashmë operacioni “Patriot” i policisë është përqëndruar kryesisht në Dibër dhe Tropojë ku mendohet se fshihet pikërsisht “truri” i bandës, Admir (Jetmir) Çerpja dhe Admir Murataj si edhe dy vëllezërit nga Tropoja./BalkanWeb/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Drejtësi
Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Kronika e Zezë
Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Kronika e Zezë
Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Çitaku: PDK-ja nuk bashkëqeverisë me LVV edhe nëse i ofrohet posti i kryeministrit

Politikë
Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Lajme
Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Ambasada e Kosovës në Washington, me diplomatë amerikanë, shënon 17-vjetorin e pavarësisë

Lajme
Kalo në kategori