LAJMI I FUNDIT:

Shkollave profesionale në Maqedoni u mungojnë libra

Shkollave profesionale në Maqedoni u mungojnë libra

Shkollat profesionale janë pa tekste shkollore. Me këtë problem përballet edhe në shkolla e mesme teknike komunale në Gostivar.

Profesori Ekrem Miftari thotë se kjo nuk është ndonjë risi, pasi që shkollat profesionale me këtë çështje përballen tash e 13 vite, që kur u bë obligueshme që librat t’i shpërndajë Ministria e Arsimit.


Duke filluar nga reformat që u bënë në arsim dhe nxjerrjen e teksteve shkollore falas nga Ministria e Arsimit, këtë vit shkollor edhe pse nga 2010 deri më tash u bënë 13 vite nxënësit i kemi pa libra. D.m.th. këto katër drejtime, makineri, ndërtimtari, gjeodezi, elektroteknikë dhe shërbimet personale unë i kam edhe në mënyrë grafike, pra flasim për lëndë profesionale, jo të përgjithshme, pra janë 156 libra që duhet të shpërndahen në 1000 nxënës që duhet të shpërndahen, ku mbi 86% mungojnë”, tha profesori Ekrem Miftari.

Profesor Miftari, i cili është inxhinier i eletrotkenikës, thotë se mënyra më e mirë do të ishte që ministria të heq dorë nga botimet për këto drejtime. Ai thotë se në vitin 2010 ka aplikuar për libër por i është kërkuar që libri të jetë në gjuhë maqedonase, andaj edhe ka hequr dorë.

“Për mua do ishte shumë më mirë që ministria të heq dorë nga obligimi, të kthehet metoda e mëhershme ose t’i jep obligim një shtëpie botuese, se unë si autor që në 2010-tën kam aplikuar dhe nuk më është pranuar, pasi që është dashur në gjuhë maqedonase dhe font cirilik por unë në shqip e kam shtypur dhe nuk më është pranuar”, sqaroi Miftari.

Miftari thotë me mungesën e librave, u hyjnë në hak nxënësve.

“Është një krim, edhe pse u jap tekste në mënyrë elektronike. U hymë në hak, unë kur u jap detyrë shtëpia pyes veten, se nxënësi duhet të lexojë, ushtrojë dhe shkruajë, por ku do të lexoni kur s’ka libra, por në mënyrë personale nuk kam përgjegjësi por duhet të reagojmë”, shtoi Miftari.

Sipas Miftarit, ka tre zgjidhje. Ministria të furnizojë, përkthejë ose përshtate nga shtetet e tjera. Po derisa ministria të gjej zgjidhje, nxënësit e shkollave profesionale në gjuhën shqipe, turke dhe maqedonase do të jenë pa libra. Drejtimet që ofron kjo shkollë janë ndër më të kërkuarat në treg, ndërsa mungesa e librave ndikon edhe në përgatitjen e tyre profesionale.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori