LAJMI I FUNDIT:

Shkollat, probleme me zbatimin e kurrikulës së re

Shkollat, probleme me zbatimin e kurrikulës së re

Zbatimi i kurrikulës së re mësimore që ka nisur nga shtatori i këtij viti po është sfidë. Sipas mësimdhënësve po edhe njohësve të kësaj fushe, problemin më të madh në zbatimin e saj po paraqesin tekstet e vjetra, të cilat nuk po përshtaten me kurrikulën e re.

Mësuesja në shkollën “Faik Konica”, Sheribane Bahtiri tha për Radio Kosovën se zbatimi i kurrikulës se re në mungesë të teksteve adekuate po u sjell probleme të shumta në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.


“Po na bien në disbalancë krahasuar me tekstet e vjetra që janë tash me kurrikulën e re. Është e vërtetë që tekstet i kemi të vjetra tash e dymbëdhjetë vjet, por mund të them që është një punë e menduar jo mirë përshtatur me rrethanat e tona. Tash, përgjegjësitë i takojnë Ministrisë së Arsimit, vështirësitë bien mbi ne si mësimdhënës dhe hutimi është te fëmijët”, tha Bahtiri.

Zëvendës-ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Valmir Gashi, theksoi se ministria është në dijeni për problemet që po sjellin tekstet e vjetra. Sipas tij, ministria ka filluar të punojë përmes një grupi punues që do të verifikojë se cilat janë ato tekste që po paraqesin problem.

“Është e vërtetë. Jemi në dijeni të plotë për problemet që janë duke u shfaq me tekste shkollore. Në lidhje me këtë, ministria ka ngritur një grup, i cili është duke mbledhur të dhënat me të gjitha problemet që janë në lidhje me tekstet, dhe pastaj shumë shpejt do të fillojë procesi i rishikimit të tyre. Ne jemi në fazën e grumbullimit të të dhënave se cilat janë ato probleme”, tha Gashi.

Pas rishikimit të teksteve nga ana e grupit punues, që ka formuar Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, pritet që në një të ardhme të afërt nxënësit, po edhe mësimdhënësit të mos kenë probleme në përdorimin e tyre. /rtk/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Këshilltari i kryetarit shqiptar në Zubin Potok për mediat në Serbi: Lista Serbe e ka fajin për gjithçka

Politikë
Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Përshkallëzohet sërish protesta e opozitës, hidhet molotov në derën e Bashkisë

Lajme
“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

“Kryeministër si 2, si 7, si 27, është ngacmim seksual”, Lëvizja Studentore Feministe me aksion simbolik

Lajme
QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata

QKUK-ja bëhet me skanerin PET/CT, donacion nga organizata "Alwaleed Philanthropies Global" në bashkëpunim me Fondacionin “Jahjaga”

Shëndetësi
Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Dorëzimi i donacioni i PET/CT, Osmani takon princeshën Alsaud – flasin për projektet tjera në interes të qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori