Kumanova duhet të ketë një vend ku do të dislokohen të gjitha shkollat e mesme. Si hapësirë më e përshtatshme përmendet ish kazerma “Karposh”, ndërkohë që kryetari i Kumanovës pret nga MASH sinjal si të veprohet në të ardhmen.
Gjimnazi “Sami Frashër” në Kumanovë, që nga viti 2004 pret dislokimin në hapësira më të përshtatshme për mësim. Objekti ku aktualisht është i vendosur gjimnazi, janë ish hapësirat e zyrave të Kombinatit Bujqësor, ndonëse në vitin 2016 Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Komuna kishin premtuar se mësimet do të fillojnë në objekt të ri tek kazermat e qytetit, shkruan gazeta KOHA.
Ngjashëm edhe Shkolla e Mesme Teknike (SHMT) “Nace Bugjoni” paralelet në gjuhën shqipe, mësimet i zhvillojnë në baraka në kushte mizore. Përveç objektit jo adekuat,mungesës së sallës sportive dhe kushteve tjera elementare të cilat mungojnë ,nxënësit janë të rrezikuar edhe nga godina e shkollës e cila gjendet pranë bulevardit dhe ka mungesë të oborrit shkollor.
Kompetentët e këtyre dy shkollave thonë se ende nuk ka ndonjë vendim zyrtarë për dislokimin apo zgjedhjen e këtyre çështjeve. Ndërkaq drejtori i gjimnazi të Kumanovës, Hisen Rahmani, deklaroi se kryetari aktual i Komunës ka formuar një komision në përbërje të profesorëve, pjesëtarëve të komunës dhe prindërve për të biseduar lidhur me dislokimin e nxënësve nga ky objekt.
“Bashkërisht me kryetarin aktual të Komunës së Kumanovës formuam një komision i cili funksionoi në një përudh kohore 2-3 mujore,megjithatë rezultatet konkrete munguan dhe nuk është realizuar asgjë lidhur me atë që të përcaktohet lokacion për vendosje. Ne shpresuam që këtë vit do të fillojmë në ndonjë objekt të ri mirëpo deri më sot nuk kemi përgjigje konkrete. Gjithashtu shkolla funksionon në kushte shumë të vështira,kushte minimale sepse nuk kemi as sallë sportive,klasa të mjaftueshme e kështu me radhë. Gjithçka që vlen të përmenden është suksesi i mirë i nxënësve në këtë shkollë të cilët vazhdojnë të korrin suksese përkundrejt kushteve që kanë” , theksoi Rahmani.
Përveç mungesës së objektit nga SHMT thonë se kanë mungesë edhe të kushteve minimale për zhvillimin e një ore teorike dhe praktike sepse për një shkollë profesionale janë të nevojshme kabinetet ku duhet të kryhen orët praktike.
“Kemi pasur premtime që si shkollë do të mbesim këtu ku jemi mirëpo intenca e kryetarit të komunës dhe ministrit aktual të arsimit ishte që paralelet maqedonase dhe ato shqiptare të bëhen bashkë që të kemi një shkollë me karakter multi-etnik. Ndërsa këtu ne nuk kemi as edhe kushte minimale për zhvillimin e një ore mësimore si nga teorike por edhe praktike,zhvillojmë orët në një kabinet i cili është 16m2 që është jashtë të gjitha normave të normales”,deklaroi zv.drejtori i Shkollës së Mesme Teknike “Nace Bugjoni”, Salim Abdyli.
Kryetari i komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski , në anën tjetër, njoftoi se është formuar komision për zgjidhjen e këtij problemi ,mirëpo presin zgjedhje konkrete edhe bashkëpunim edhe nga MASH. Mes te tjerash kryetari theksoi se do të ishte shumë i kënaqur nëse do të bëhej bashkimi i paraleleve maqedonase me ato shqiptare në SHMT.
“Kemi menduar për një objekt të ri por edhe për bashkimin e paraleleve maqedonase me ato shqiptare mirëpo nuk kishte hapësirë të mjaftueshme për këtë. Si zgjedhje më e mire ishte dislokimi në kazermën e qytetit ku kemi studime të disperzuara të Universitetit të Tetovës dhe një pjesë të drejtimit të shkollës së mesme ekonomike. Jam në komunikim të vazhdueshëm me ministrin e Arsimit për të gjetur një zgjedhje sa më të shpejtë që ky problem të zgjidhet për gjithmonë. Komuna do ta japë të gjithë planin dhe gjithçka tjetër që është e nevojshme ndërkaq sa i përket financave duhet ndihmë nga ana e shtetit sepse edhe ato të ardhura të cilat i marrim nga MASH nuk janë të mjaftueshme për të mirëmbajtur arsimin në Kumanovës. Presim nga MASH që të dalë me zgjedhje konkrete ”,deklaroi për Kohën Dimitrievski.
Kryetari apeloi deri tek qytetarët që të kenë durim për zgjidhjen e këtij problem sepse është problem i cili daton qe nga viti 2004.
Ndërkaq nga MASH-i thanë se ky është problem disavjeçar mirëpo janë në kontakt të vazhdueshëm të gjitha palët e tanguara duke u kujdesur maksimalisht që t’i koordinojë punët me të gjitha ata institucione, varësisht kompetencave të tyre.
“Jemi duke i koordinuar punët jo vetëm me përfaqësuesit e shkollave dhe Komunës të Kumanovës por edhe me disa ministri dhe drejtori të tjera, me qëllim të sigurimit të parcelave të nevojshme në hapësirat e ish Kazermës “Kristian Todorovski Karposh”. Duhet të bëhet ndryshimi në dedikimin e tokës, nga njëri qëllim në tjetrin (pra duhet që ato parcela Ministria e Mbrojtjes t’ia kalojë Ministrisë të Arsimit dhe Shkencës, kurse për këtë nevojitet edhe leja dhe miratimi nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, si dhe ndjekja e procedurave nga ana e disa drejtorive përgjegjëse për çështje të tokave në pronësi të Republikës të Maqedonisë)”, deklarojnë nga MASH. /Koha/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit – shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Dosja – E dashura e Safet Bajrit arrestohet në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava dhe përfaqësues të BIK-ut

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker