LAJMI I FUNDIT:

Shkolla “Maarif”, në Prishtinë bën prezantimin e projektit për kursimin e energjisë elektrike

Shkolla “Maarif”, në Prishtinë bën prezantimin e projektit për kursimin e energjisë elektrike

Kriza energjetike, e cila ka prekur mbarë botën, po ndihet thellë edhe në Kosovë. Për këtë arsye, nxënësit shkollës “Maarif” në Prishtinë zhvilluan një projekt të quajtur “Parandaloni humbjen e energjisë elektrike për të ardhmen tuaj”. Ky projekt ka për qëllim informimin e qytetarëve për mënyrën se si ta kursejmë energjinë elektrike.

Këshilli i nxënësve të shkollës Maarif në Prishtinë, fillimisht përgatitën broshurë informuese duke hyrë në të gjitha klasat dhe shpërndarë informacine për shokët e tyre rreth përdorimit efikas të energjisë. Pastaj, në kuadër të këtij projekti, anëtarët e këshillit të nxënësve të shkollës, dërguan të njëjten broshurë të gjithë prindërve të shkollës, duke i ndihmuar ata që të vetdijësohen në lidhje me këtë çështje.

Gjithashtu, stafi teknik i shkollës “Maarif” në Prishtinë, ndërmori një hap shembullor në uljen e përdorimit të energjisë elektrike duke ulur në një numër të mjaftueshëm të gjitha dritat në klasa, laboratorë dhe zyra.

Tё dashur nxёnёs,

Siç e dijmё, vendi ynё po pёrballet me njё krizё energjetike, e cila parashikohet tё vёshtirёsohet edhe me tutje gjatё muajve tё dimrit. Duke qenё se jemi e ardhmja dhe shpresa e kёtij vendi, tё kontribuojmё sё bashku edhe ne nё mёnyrёn tonё, qё vendi ynё ta kalojё kёtё sfidё sa mё lehtё.

Prandaj, ju lutemi tё bёhemi pjesё e kёsaj iniciative, duke praktikuar rekomandimet e mёposhtme, gjatё qёndrimit tonё nё shkollё, e poashtu edhe nё shtёpi.

-Tё fiken dritat kur nuk ёshtё e nevojshme tё pёrdoren ato!

-Tё fiken tabelat e mençura (smartboard) pas pёrfundimit tё çdo aktiviteti!

-Tё mos lihet ndezur televizori, nёse nuk jeni duke e shikuar atё!

-Kohёn e lirё ta kalojmё me aktivitete tё thjeshta, pa pёrfshirjen e teknologjisё!

-Tё mos pёrdoren aparatet pёr ngrohje kur nuk ёshtё e nevojshme!

-Kontributi i secilit prej nesh ёshtё shumё i rёndёsishёm pёr vendin tonё!

Artikull i sponzorizuar