Komuna e Sarajit ka përkujtuar Ministrinë e Arsimit se janë njoftuar me kohë për funksionimin e paraleles së kombinuar në shkollën e fshatit Shishovë të kësaj komune, ku në një klasë mësojnë 30 nxënës, 20 të klasës së parë dhe 10 nxënës të klasës së dytë. Fari Rexhepi, përgjegjës për Arsim në Saraj, tha se kërkesa e fundit për një punësim të ri është dërguar më 31 korrik të vitit 2018 e që deri më sot nuk është marrë asnjë përgjigje.
Në bazë të procedurave që të vije deri te marrja e pëlqimit të vendit të ri të punës dihet se ajo kërkesë duhet të përcillet në ministri të Financave dhe pa pëlqimin e ministrisë së Financave nuk mund të fillon ose nuk mund të lejohet vendi I ri I punës. Edhe shkolla, edhe komuna e Sarajit e kanë përcjell këtë kërkesë dhe ne posedojmë edhe dokumentacionin ose argument të themi, mos të flasim fjalë boshe, ja këtu është kjo kërkesë e përcjell në Ministrinë e Arsimit për të gjitha shkollat që janë në territorin e Komunës së Sarajit”-tha Fari Rexhepi, përgjegjës për arsim, Komuna e Sarajit.
Në rast të përgjigjes negative nga Ministria e Arsimit, nga komuna e Sarajit nuk japin shpresë se ky problem mund të zgjidhet me financim nga buxheti i saj.
Duhet të jemi objektiv dhe të realët, buxheti i Komunës së Sarajit nuk e ka atë mundësi që të financojë nga buxheti I saj vende të punës, në këtë rast për arsimin fillor”-theksoi Fari Rexhepi, përgjegjës për arsim, Komuna e Sarajit.
Ditë më parë, prindërit e nxënësve që mësojnë në paralele të kombinuara u shprehën të revoltuar për gjendjen momentale të fëmijëve të tyre. Sipas tyre, institucioneve përkatëse duhet urgjentisht të zgjidhin këtë problem në të kundërtën mund të organizohen edhe protesta. Shkolla periferike në Shishovë është pjesë e shkollës qendrore “Sami Frashëri” të fshatit Gllumovë./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arianit Besiri betohet si kryetar i një komune në Gjermani

Vdes fotoreporteri Alban Bujari

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet

I caktohet masa e paraburgimit dy të dyshuarve të cilët në afërsi të pikës së kalimit kufitar me Maqedoninë e Veriut sulmuan policët dhe kontrabanduan mallra

Gjetjet e Gjykatës së Apelit lidhur me prishjen e vendimit dënues në rastin e Pal Lekajt dhe të tjerëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Publikohen pamje nga vendi i ngjarjes, ku Gjesti kaloi murin rrethues të shtëpisë së Big Brother

“Grusht shteti”: Kuvendi i Republikës Srpska miraton ligje që ndalojnë punën e disa institucioneve të BeH brenda territorit të saj

U hodh nga ura 92 metërshe në Zambi, australianes i këputet litari – përfundon në ujërat e mbushura me krokodilë

Mediat gjermane raportojnë se vëllai dhe motra e Besar Nimanit dyshohen se kanë shtënë nga vetura e zezë

Analistët: Votat nga diaspora mund të përcaktojnë formimin e institucioneve

Numërohen mbi 67 për qind e vendvotimeve në përfaqësi diplomatike, procesohen rezultatet