LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e parë në Kosovë, e cila bën implementimin e plotë të kurrikulës për shkenca kompjuterike në të gjitha nivelet

Shkolla e parë në Kosovë, e cila bën implementimin e plotë të kurrikulës për shkenca kompjuterike në të gjitha nivelet

American School of Kosova, bëhet shkolla e parë në Kosovë e cila këtë vit shkollor e filloi me implementim të plotë të lëndës së shkencave kompjuterike në të gjitha nivelet, nga niveli parashkollor e deri të klasa e 12-të. Ky implementim edhe njëherë e rithekson përkushtimin e American School of Kosova në zhvillimin e një gjeneratë të suksesshme dhe lidere në Kosovë, duke u kujdesur për një aspekt që tashmë është bërë kritik për gjeneratat e reja.

Nga ky vit shkollor, ASK për nxënësit e saj në të gjitha klasat filloi me planprogram në lëndët e shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë. Këto lënde përgatisin nxënësit në shkathtësi teknike dhe përdorim të teknologjisë në aspektin krijues. Nxënësit gjatë shkollimit të tyre fitojnë njohuri dhe zhvillojnë shkathtësi mbi teknologjinë dhe përgatiten që teknologjinë ta përdorin si vegël krijuese. Në planprogram fokusi është në mësimin e gjuhëve programuese, sistemeve kompjuterike si dhe elektronikës dhe sistemeve elektronike. Shkolla ka qasje të plotë në mësim praktik dhe përgatitja e nxënësve në këtë lëndë do të bëhet në laboratorë speciale të cilat janë të pajisura për implementimin e një programi te tillë.  Ky implementim i planprogramit të shkencave kompjuterike bëhet në bashkëpunim me jCoders, ku të dyja palët janë angazhuar që të krijojnë një ambient shembull se si duhet të gjitha shkollat në Kosovë të jenë në hap me kohën dhe të krijojnë mundësi për gjeneratat e reja, që ato të tregojnë sukses me të lartë në treg të punës, si në Kosovë ashtu edhe globalisht.

“Vizioni jonë në jCoders është që fëmijët në tërë territorin e Kosovës, të përgatiten në fushën e shkencave kompjuterike në të njëjtën formë ashtu siç përgatiten në gjuhë të huaja ose edhe matematikë. Këtë e kemi vizion, për shkak që e kemi kuptuar thelbësisht rëndësinë e lëndëve teknike dhe suksesin që e mbjellin nëse ofrohen në kohën e duhur te zhvillimit të fëmijëve.

Duke e parë dinamikën e tregut të punës, përgatitja në fushën e teknologjisë informative është kritike dhe e nevojshme për secilin nxënës.

Si gjithmonë këtë hap e marrin ato shkolla që kanë vizion dhe përkushtim në cilësi, dhe kemi kënaqësinë e veçantë që këtë model ta fillojmë me American School of Kosova. Shkollë kjo me të cilën i ndajmë parimet dhe vlerat mbi cilësinë.

Jo rastësisht jCoders dhe ASK, të dyja mbajnë vulën e cilësisë nga COGNIA – institucioni amerikan i akreditimit me standardet më të larta në SHBA” – Arta Shehu Zaimi, Themeluese e jCoders.

“Duke qenë si shkollë që mendojmë “outside the box” dhe se shkollat nuk duhet te jenë të limituara vetëm në kurrikulat tradicionale kemi vlerësuar se një program i tillë ndihmon nxënësit tanë të jenë edhe më të përgatitur në secilin profesion që ata zgjedhin. Teknologjia në kohën që jetojmë është pjesë përbërëse në çdo profesion dhe me njohuritë dhe aftësitë nga këto programe nxënësit tanë do të fitojnë një përparësi të madhe nga gjithë nxënësit e botës kudo qe ata do vazhdojnë studimet e tyre, në Kosovë apo diku tjetër në botë. Programi i jCoders vetëm se është dëshmuar të jetë nga programet më të mira që njohim dhe kjo është edhe arsyeja pse e kemi integruar në tërësi në kurrikulat tona për secilën klasë. Po ashtu çfarë mendoj se i shton vlerë është edhe filozofia që në ASK ndajmë me themelueset e jCoders që “kufijtë e suksesit i cakton secili nxënës për vetën e saj/tij”, e që përputhet plotësisht me misionin e shkollës tonë që është “së bashku të arsimojmë liderët e së nesërmes, për një të ardhme më të mirë.” – Ardian Hoxha, ASK.

Për ASK

American School of Kosova u themelua në vitin 2003 për t’i dhënë shpresë vendit duke ofruar arsim cilësor i cili do të kontribuonte në ndërtimin e një vendi më të fortë dhe një të ardhmeje më të mirë. ASK është renditur lart nga akredituesi Cognia (AdvancED) i cili është institucioni më i madh akreditues në botën e arsimit. ASK ofron shkollim për nivelet: ECE (shkollimi i fëmijërisë të hershme – mosha 2-5 vjet), cikli fillor (klasat 1-5), cikli i mesëm i ulët (klasat 6-8) dhe cikli i mesëm i lartë (klasat 9-12). Nga regjistrimi i parë i ASK-së me 105 studentë dhe 8 mësues në 2003, deri në regjistrimin e 742 studentëve të moshave 2-18 vjeç me mbi 180 staf, të cilët 80 anëtarë staf akademik. Në vitin 2018 ASK u transferua në një kampus modern dhe më të kompletuarin në rajon.

Për jCoders

jCoders e themeluar vitin 2015, është institucioni i vetëm në Kosovë i certifikuar për STEM (shkence, teknologji, inxhinieri dhe matematike) nga COGNIA – institucioni amerikan i akreditimit me standardet me të larta në SHBA. jCoders përgjatë 7 viteve të fundit, është zgjeruar në të gjitha qytetet e Kosovës, dhe përgatit gjeneratat e reja në fushën e teknologjisë informative nga aspekti krijues. Qëllimi i jCoders është të ngrit kapacitetet e gjeneratave të reja, duke kontribuar në zhvillimin e një gjenerate e cila është e përgatitur për sfidat e kohës.

Artikull i sponzorizuar