LAJMI I FUNDIT:

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Malishevë, bëhen më klubin ku mund t’i shprehin preokuptimet e tyre

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në Malishevë, bëhen më klubin ku mund t’i shprehin preokuptimet e tyre

Shkolla e Mesme Profesionale “Lasgush Poradeci” në fshatin Kijevë të Komunës së Malishevës, tanimë e ka një klub në kuadër të saj, ku të rinjtë mund të mblidhen dhe të angazohen për çështjet të cilat ata i proekupojnë, si mungesa e aktiviteteve jashtë-mësimore, mungesa e trajnimeve etj.

Gresa Toplana, Syzana Kajtazaj, Mirel Meta, Leutrim Himaj, Armend Makolli, dhe Lorik Rama, janë antarët e ekipit The Future (E ardhmja) të cilët ideuan klubin “Girls and Boys Club”(Klubi Vajzave dhe Djemve) që do të operojë në këtë shkollë dhe që synon të përhapet edhe në shkolla të tjera nëpër Kosovë. Ky klub do të shërbejë për organizimin e aktiviteteve dhe ngjarjeve të ndryshme, që për qellim kanë fuqizimin e rinisë së Malishevës dhe zhvillmin personal dhe profesional të të rinjve të kësaj komune.


Fakti se sistemi formal i edukimit ofron shumë pak aktivitete jashtë mësimore për nxënësit, nuk i ndaloi këta të rinjë që nëpërmjet këtij klubi të ofrojnë atë që vet atyre u mungon përbrenda orarit mësimor.

Qëllimi i këtij klubi është që tu mësoj pjesëmarrësve aftësi, teknika, e mënyra të reja të të mësuarit. Këtu do të përfshihen edhe shkenca, muzika, letërsia e animacioni, apo çfardo fushe që atyre mund të ju interesojë. Ideja është që forma jo-formale e mësimit të përdoret për avancimin e këtyre të rinjve.

Këta gjashtë të rinj të cilët ideuan këtë klub u takuan si pjesëmarrës në Shkollën e Diasporës në Kosovë, ku identifikuan disa nga problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë e Kosovës, me fokus në Komunën e Malishevës.

Gjatë Shkollës së Diasporës në Kosovë, duke parë gjendjen në Malishevë, ata u motivuan të bëjnë diçka, në mënyrë që rinia e Malishevës të frymëzohet për të bërë ndryshim në komunën e tyre përmes aktiviteteve kreative.

Synimi i grupit The Future (E ardhmja) nga Shkolla e Diasporës në Kosovë është që pas rezultateve pozitive në Malishevë klubi Girls and Boys (Klubi i vajzave dhe djemve) të themelohet edhe nëpër komuna të tjera të Kosovës, me qëllimin që sa më shumë të rinjve tu ofrohet mundësia për ndryshim.  

Motivimi dhe puna e tyre përgjatë programit SHDK, i nxori ata fitues të vendit të dytë, dhe grantit prej 5000 eurove, për themelimin dhe implementimin e aktiviteteve të tyre,. Tashmë ky grup ka filluar implementimin e aktiviteteve të para, për të cilat ju mund të mësoni nëpermjet rrjeteve të tyre sociale. https://www.facebook.com/./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE, reagime të ashpra ta deputetëve gjermanë – kritikojnë qeverinë e tyre

Lajme
Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Kosova jashtë KiE-së, deputetja finlandeze akuzon BE-në se po tregohet e butë me Serbinë

Lajme
Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Kosova jashtë KiE, Mujanoviq: BE po çon ujë në ‘mullirin’ e Vuçiqit

Lajme
Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Operacioni i SPAK, RENEA ‘zbarkon’ në vilat e bosëve të krimit, ngjiten me shkallë

Lajme
Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Plagosje me armë zjarri në Nashec të Prizrenit

Kronika e Zezë
Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Vjosa Osmani në Clinton Global Initiative në Bullgari

Lajme
Kalo në kategori