LAJMI I FUNDIT:

Shkoi në Gjermani për jetë më të mirë, mësuesja nga Suhareka kthehet pas tre muajsh

Shkoi në Gjermani për jetë më të mirë, mësuesja nga Suhareka kthehet pas tre muajsh

Derisa një numër i madh i mësimdhënësve janë duke u larguar nga Kosova, dikush ka vendosur që të rikthehet. Mësuesja Qëndresa Thaqi-Qelaj pas tre muajve qëndrim ka vendosur të rikthehet në Kosovë. Kjo pasi ajo nuk u përshtat me jetën në Gjermani.

Mes përqafimeve të shumta të nxënësve të saj u prit në shkollë. Të gëzuar u panë edhe prindërit e të vegjëlve. Për tre muaj mësuesja Qëndresë Thaqi-Qelaj nuk pati mundësi të kishte takime me ta.
Rrugëtimin e saj për afro 10 vjeçar në shkollën fillore “Dëshmorët e Greikocit” në fshatin Greikoc të Suharekës e ndërpreu në dhjetor.


Kjo pasi mësuesja e ciklit të ulët kishte vendosur që të marr rrugën e mërgimit dhe të fillonte një jetë të re në Gjermani. Por, jetën të cilën e nisi në këtë vend evropian nuk ishte ashtu siç e priti. Prandaj edhe vendosi të kthehej.

“Parja nuk është gjithçka. Është shumëçka, por jo gjithçka. Thjesht më ka pengu kur u fol ajo gjuhë për mu ka qenë demotivim. Thjesht nuk gjetsha një arsye, u kon tmerr. Dikujt i doket kot, por njerëzit që e kanë provuar edhe janë kthye besoj më kuptojnë”, thotë ajo, për tëvë1.

Ani pse për tre muaj ishte larg fizikisht, kontaktet me nxënësit nuk i ndërpreu asnjëherë.

“Jam rrit me njerëz që kanë punuar në arsim dhe gjithnjë e kam dashtë si punë. Ndoshta si fëmijë i kam bo ato lojna si mësuese. Dhe normal, kur kam shku atje kontaktin me nxënës nuk e kam ndërpre. Më kanë thirr. Madje iu kam thënë edhe prindërve që të mos më thërrasin se u mërzitsha më shumë”, tregon ajo.

E dita kur vendosi të rikthehej ishte një nga ditë më të lumtura të saj.

Të lumtur me vendimin e mësueses janë edhe menaxhmenti i shkollës.

“Nxënësit e kanë pritur shumë mirë. Është një lajm pozitiv. Shpresojmë që edhe punëtorët e tjerë të rikthehen, nxënës, fëmijë e prindër, që marrin vendime të ngutura duhet të mendojnë mirë para se të lëshojnë këtë vend”, thotë drejtori i kësaj shkolle Bestar Beqiraj.

Mësuesja është e gatshme që të ia fillojë përsëri mësimit, por për këtë nga Komuna e Suharekës thonë se do të shikohen format ligjore.

“Kam disponim me rikthy por do të shikojmë format ligjore që na lejojnë për rikthim në shkollë”, shprehet drejtori komunal i arsimit, Remzi Bjaselmani.

Nga Komuna e Suharekës që nga 1 janari e deri me tani janë larguar 63 nxënës e dy mësimdhënës, ku 7 prej këtyre nxënësve janë rikthyer në Kosovë. /teve1/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori