LAJMI I FUNDIT:

Shkoda Octavia bëhet me motor 1.5 benzinë

Shkoda Octavia bëhet me motor 1.5 benzinë

Octavia e ristilizuar nga tash është e pranishme me motor 1.5 TSI me 150 kuaj fuqi.

Agregati, i cili është paralajmëruar në fillim të këtij viti, është marrë nga VW Golf.


Motori prodhon 150 kuaj fuqi dhe është i pajisur me sistemin ACT (Active Cylinder Management) për çaktivizim të dy nga katër cilindrat, në mënyrë që të ulet shpenzimi i karburantit.

Sistemi funksionon kur motori ka 1.400- 4.000 rrotullime në minutë, në intervalin ndërmjet 25 dhe 100 Nm dhe pranë shpejtësisë deri 115 km në orë, kur automjeti nuk ka nevojë për forcë shtesë.

Me ndihmën e kësaj teknologjie, Shkoda Octavia 1.5 TSI sipas të dhënave të fabrikës, në regjimin e kombinuar të vozitjes shpenzon 5,9 l/100 km.

Motori i ri është i lidhur me ndërruesin manual prej gjashtë shpejtësive, ose automatik prej shtatë shpejtësive DSG, i cili zëvendëson DSG me gjashtë shpejtësi nga modeli 1.4 TSI.  Kur bëhet fjalë për performanca, Octavia 1.5 TSI prej 0 deri 100 km/h i arrin për 8.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 219 km/h në variantin limuzinë me ndërrues manual të shpejtësisë.

Motori është i pranishëm edhe në versionin karavan  të modelit Octavia. /kp/