Këngëtarja Shkenda Dubova ka bërë të ditur se është gati për t'u rikthyer në skenën e muzikës me një projekt të ri muzikor.

Kësaj here, ajo ka vendosur të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin e ri, Riki.


Kënga e tyre e përbashkët titullohet "Si dikur", gjersa një datë të saktë të lansimit të saj ende nuk ka.

shkendadubova 164529580439943433778527494663265955729701n

Megjithatë, dyshja kanë publikuar disa imazhe provokuese të këngës, me fotografi të realizuara në prapaskenat e klipit.

Dubova shfaqet mjaft atraktive në një fustan të bardhë, kombinuar me material transparent, i cili vë në pah linjat e saj atraktive trupore.

shkendadubova 1655580097523050054718837362017137007329320n

Shkenda duket mjaft tërheqëse në këtë veshje, ndërsa ka shkruar në mbishkrimin e fotografive: "Së shpejti, 'Si dikur'".

Këngëtarja nga Gjilani përndryshe ka kohë që nuk ka sjell projekte të reja në muzikë, teksa viti 2021 duket se shënon një rikthim të sajin në muzikës pas shumë kohësh. /Telegrafi/